
Cesare Maldini i ka dhënë Milanit nje recetë që ta gatuajnë per një fitore kundër Manchester Unitedit, ta harrojnë humbjen e hidhur dhe të përqëndrohen për këtë ndeshje.

Cesare Maldini i ka dhënë Milanit nje recetë që ta gatuajnë per një fitore kundër Manchester Unitedit, ta harrojnë humbjen e hidhur dhe të përqëndrohen për këtë ndeshje.

Edhe pak orë aknthi kanë mbetur për Milanin në përballjen e tyre në Ligën e Kampionve kundër Manchester Unitedit dhe si duket ankthi do të shtohet edhe më shumë pasi që është raportuar që Nesta ka probleme me miniskus dhe është në dyshim për këtë ndeshje.

Përpara ndeshjës në Old Trafford, trajneri Leonardo dhe kapiteni Massimo Ambrosini, folën në një konferencë shtypi: ‘Ne kemi nevojë për një rezultat të rëndësishëm dhe pregaditja psikologjike do të jetë fundamentale’ thanë ata.

Manchesterit Shefi ekzekutiv i Milanit Adriano Galliani ka deklaruar se lëndimi i Patos do ta mbajë atë jashtë fushës për ndeshjën kundër Manchesterit në Old Trafford.

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rafael da Silva është duke e shijuar shancën për t’u përballur me Ronaldinjon në Old Trafford. Ylli i ri pritet të fillojë ndeshjën kundër Rossonerëve në Ligën e Kampionëve.

Me një këmbë në qerek finale
Edhe pse Manchester United ishin favoritë për tu kualifikuar në qerek finale nga kjo sfidë, mirpo fitorja e tyre prej 3-2 në San Siro dy javë më parë duhet të ketë qenë një surprizë e madhe madje edhe për tifozët e tyre. Teknikisht, ekipi anglez nuk dukej se ishte i të njëjtit nivel me Milanin por shpirti, qëndrueshmeria fizike dhe superioriteti ishin ato që bënë që Manchesteri nga humbja të kthehej në fitore.
![]()
Jo të gjithë mendojnë se Milani mund ta bëjë të pamundshmen në Manchester. Madje Cristiano Ronaldo, një ish lojtar i Manchesterit tha :” Milani është duke vdekur dhe është e pamundshme që ta mposhtin Manchesterin në Old Trafford.Pas ndeshjës së parë që përfundoi 3-2 në San Siro, une nuk mund ta parashoh se si ish bashklojtarët e mij do të dështojnë që të kualifikohen për në qerek finale. ” përfundoi ai.
![]()
Milan nuk do të dorëzohet për portierin e Almerias 24 vjeqarin Diego Alves që është e interesuar ta transferojë. Sipas të përditshmes spanjolle “As”, Rossonerët ishin afër që ta merrnin portier brazilian që do ta zëvendësonte Nelson Didan. Interes për Diego Alves ka shfaqur edhe Real Madrid.
![]()
Sulmuesi i Mancester United,Wayne Rooney është i gatshëm të luaj në ndeshjen e kthimit kundër Milanit në Champions League.Më parë mendohej se Rooney nuk do të luaj,por Mjekë e klubit të Anglis,e kanë riaftësuar sulmuesin Anglez.Në trajnimin e klubit,Wayne Rooney ishte në mesin e 21 lojtarve që ishin në stërvitje.Mama Biram Diouf mungonte, kurse Rayan Giggs ishte i lenduar dhe mungoi.

Shefi ekzekutiv i Milanit Adriano Galliani ka këmbëngulur se ndeshja e dytë në Ligën e Kampionve me Manchester Unitedin ende nuk ka përfunduar përkundër humbjes 3-2 në San Siro.