Home » Editoriale, The Rational Milanista - Lirim Perçuku » Dy portier të vërtetë ?!


Për herë të parë pas shume kohe, Milani e ka të mbuluar pozitën e portierit. Kjo është aq e çuditshme sa që në fakt edhe shumë prej jush dukeni te tronditur. Leximi i komenteve të cilat pretendojnë se nuk ka rëndësi cilin portier e zgjedh Allegri, pasi që të dy janë mjaftë të mirë, më bën të ndjihem rehat duke ditur që më në fund ne e kemi këtë pozitë të mbuluar dhe se edhe një lëndim i vogël apo rënie e formës së njërit portier e kemi tjetrin për ta zëvendësuar.

Favorit, Abbiati, ka pasur një histori shumë të fortë dhe të gjatë me Milanin. Ai iu huazua Juventusit pasi që Buffon ishte i lënduar dhe iu ndihmoi atyre ta fitojnë Skudeton, ai gjithashtu u huazua në Torino dhe Atletico Madrid, ku porta e tij ishte testuar shumë herë për shkak të mbrojtjes së dobët të ekipeve ku ai lunte, mirpo ai dëshmoi talentin e tij të mjaftueshëm për tu kthyer në shtëpi dy vite më parë. Ai e kishte siguruar vendin e titullarit para se një goditje e Favallit në sezonen e kaluar ta lëndojë atë dhe ta lejë atë jashtë fushave të gjelbërta për aftër një sezon duke iu mohuar kështu mundësia që të dëshmohej nën urdhrat e Leonardos. Tani trajneri i ri dhe një gjendje e mirë shëndetsore kanë bërë që ai te jetë i preferuari. Performanca e tij kundër Arsenalit ishte shumë e mirë dhe i ndihmoi shumë për vendin startues.

Sfidanti, Marco Amelia, është gjithashtu një emër i njohur pavarësisht se viti i kaluar në Serie A për të ishte më i dobëti në karrierën e tij. Amelia ishte paraparë si pasardhës i Buffonit dhe ishte krahasuar me Angelo Peruzzin për shkak të tendencave për të treguar autoritetin e tij në zonën e rreptësisë. Bazuar në aftesitë që i ka Amelia, pak portier për momentin në Serie A mund të krahasohen me të. Problemi është se ai ka ndrruar shumë ekipe që nga viti 2003, kishte luajtur për Palermon, Genoan, Leccen, Parman, Livornon dhe tash se fundi për Milanin. Kjo nuk është një shenjë e mirë për dikë që tenton të jetë një gur i qëndrueshëm.

Sipas të gjitha gjasave këta të dy do ta shtyejnë njëri tjetrin për të luftuar për një vend në ekipin e parë dhe pastaj Milani do te ketë nje problem të mirë, dëgjimin e ofertave për njërin nga portierët e saj. Shitja e Storarit me të vërtetë ishte një lëvizje jo e menqur, por të paktën menagjmenti bëri punë të mire, duke e transferuar Amelian dhe duke krijuar një konkurrencë të shëndoshë për një vend në mes të shtyllave të portës së Rossonerve.

për acmilan-shqip, d’Arc.LP

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

2 Responses to “Dy portier të vërtetë ?!”

  1. x-trem 23/08/2010

    te dyt jan te fort

    Reply
  2. albionz 01/09/2010

    TE fort shum

    Reply

Leave a Reply