Tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe me ndeshjën për Trofeun Gampler me Barcelonën, transferimi i famshëm mund të bëhet realitet, për shkak se lojtari dhe klubi i Milani tashmë janë pajtuar për pagën, kurse qelsi për ta bindur Barcelonen është Marco Borriello. Huntelaar ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se ai dëshiron të qëndroje në Milan. Ish sulmuesi i Genoas nuk do të kundërshtonte një transferim të mundshëm tek ekipi Spanjoll.
Dje, para ndeshjës me Juventusin, Adriano Galliani kishte dhënë një deklaratë ku fliste për Ibrahimovicin sikurse për një ëndërr. Sot ai e konfirmoi se të Mërkurën do të takohet me Presidentin e Barcelonës Rosell për ti filluar negociatat reale. Negociatat janë konfirmuar gjithashtu edhe nga agjenti i Zlatanit, Mino Raiola.
Pas ndeshjes me Juventusin mbrëmë, zëvendës presidenti i Milanit kishte shkuar në një restaurant jo larg Castello Sforzesco Ponteveteros së bashku me Ariedo Braidan dhe me Lorenzo Tonettin e Paco Casal. Në tavolinë u fol për një blerje të mundshme të një lojtari të ri nga Uruguai, i cili do ta mbushte vendin e Jo-Europianit. Ai është Sebastian Coates, mbrojtesi gjigant, 20 vjeqar i gjatë 1.96 metra, reprezentues për U20 e Uruguajit. Në të njejtin restorant ai darkoi edhe me Allegrin e Landuccin.
Galliani u largua rreth orës 2 pas mesnate, pa dhënë ndonjë deklaratë, por siq dukej marrveshja me lojtarin Suedez tashmë ishte një punë e kryer. Ibra do të përfitonte 12 milion Euro për dy sezone me Barcelonën dhe do ta paguante diferencën në taksa për 25 %, për dy vite. Në anën tejtër Ibrahimovic në vitin 2006 tashmë e kishte pranuar ofertën e Milanit edhe pse do të fitonte 1 milion euro më pak se po të shkonte në Inter, por Juventusi e shiti atë tek Inter.
Negociatat me Barcelonën mund të vazhdojnë lirshëm nëse përfshihet Borriello. Huntelaari nuk paraqet një emer interesant për Kataluansit e në të njejtën kohë Holandezi nuk dëshiron të largohet. Pastaj Borriello do ti ofrohej Spanjollve në formë huazimi, të cilët dëshirojnë të shesin Ibrahimovicin, në këtë mënyrë të gjithë do të ishin të lumtur, edhe Guardiola i cili nuk dëshiron ta shohë më Suedezin në skuadrën e tij, edhe Milani të cilët mund ta formojnë një treshe shkatrruese Ronaldinho-Ibra-Pato.
Carlo Pellegatti


















ishalla vjen be
o Allah masi jena ne agjerim te ramazanit pranona lutjen neve fansave qe te behet zyrtare
me shku boriello e hup qat pak karrier qe e ka se se shtin me luj hiq
:D:
amo ibra me ardh ish kon super
qels i robinhos dul