
Kur e pashë performancën e Milanit këtë fundjavë krahasuar me ndeshjen e parafundit ju nuk keni nevoje të shikoni diqka tjetër përveq kundërshtarve dhe mënyrës se si ata luajtën, ta shikoni se qfarë diference një ekip i stërvitur dhe i organizuar mirë mund të bëjë. Allegri nuk kishte bërë gati asnjë ndrrim taktik nga ndeshja e kaluar kundër Lecces, përderisa ai ende e bazonte lojën e tij në ritëm dhe tempo dhe ekipin kompakt. Pasi që lojtarët dështuan të tregojnë performancën e tyre si në ndeshjën kundër Lecces, ishin taktikat e Ficcadentit dhe fillimit të furishem të ekipit të tij që ndikuan në ndeshje.
Ajo qfarë e lidhte suksesin e Milanit nga java e kaluar ishte presioni. Milani ishte në gjendje që ta aplikojëpresionin mbi Leccen me treshen sulmuese, duke e marrë posedimin e topit dhe duke e lëvizur atë me lehtësi. Ndihmoi shumë fakti se Lecce u mundua të sulmojë në vend që të vendosë 10 lojtarë prapa topit. Cesena në anën tjetër hyri me formacion 4-3-3 që u shëndrrua në 4-5-1 duke e lënë në hije kështu 4-3-3-shin e Milanit pasi që ai ishte i ngjeshur dhe kishte presion në krah. Mesfushorët e Cesenas u kthyen mbrapa për ta markuar dhe për të bërë presion në Paton dhe Ronaldihon dhe sulmuesit pastaj u kthyen mbrapa për ti mbyllur pasimet e mesfushorve të Milanit por qfarë është më e rëndësishme për të pranuar pasime dhe sulmuar nga kundërsulmet e Cesenas. Këto pasime që bëheshin anash shpesh nuk pengoheshin sepse Cesena për mrekulli e lejojë Gattuson dhe Ambrosinin të sulmojë, duke e ditur që ata dy nuk janë golashenues tipik. Duke i dhënë Gattusos dhe madje edhe Ambrosinit hapsirë për te shkuar përpara, ata krijuan hapsirë të mjaftueshme për vete për para duke e lënë kështu mbrojtjen e Milanit të ekspozuar dhe të rrezikuar.
Ata me sukses e mbyllën Paton dhe Ronaldinhon dhe duke e detyruar Milanin që ta zhvillojë lojën në mes të fushës, aty ku Zlatan Ibrahimovicin e pritte Stephen Appiah dhe dy qendër mbrotjësit. Kjo e la atë me zgjidhje të limituara dhe e detyrojë Milanin që pasimet e veta ti orientojë drejt mbrojtësve herë pas here. Më impresive nga Cesena ishte performanca e sulmuesit të dytë Giaccherini, finalizimet dhe vrapimet e të cilit ishin të mrekullueshme dhe dëshira e tij për tu kthyer prapa për të luajtur si një pseudo-mesfushorë ishte fantastike. Ai shpesh e rrëmbente topin dhe krijonte aksione të mira duke bërë kështu që emri i tij të jetë prej më të përmendurve në Serie A këto ditë.
Me ndeshjën e Ligës së Kampionve kundër Auxerre-s përpara, të cilët do të jenë më se të lumtur për ta kopijuar lojeë e Cesenas për ta mposhtur Milanin, është e domosdoshme që Allegri dhe Milani ti bëjnë disa ndrrime taktike për ta bërë formacionin 4-3-3 prap efektiv. Me paraqitjen e tij të zymtë dhe dembele kundër Cesenes ndoshta Ronaldinho do të duhej ta lëshonte formacionin e parë dhe të hynte Robinho në vend të tij, mirpo dy pikpytjet kryesore janë se a është KP Boateng i gatshëm për ndeshjën e parë në Ligën e Kampionve dhe a është në gjendje Sokratis ta mbulojë mungesën e Silvas?


















ishalla fitojm qetasht
Suksese tash milan
harrone kta tash
trajner ma te dobt se alegri ne bot nuk ka ,lun me sedorfa me pleq e robinho ne bank rezerv.katastrof