Home » Editoriale » Legjenda Me Numrin 3 Maldini !

Legjenda Me Numrin 3 Maldini !

Legjenda Me Numrin 3 Paolo Maldini luajti të dielën e 24 majit 2009 ndeshjen e fundit në “San Siro“ dhe për këtë meriton duartrokitjen e të gjithë atyre që duan futbollin, që nuk heqin dorë as nga bukuria, as nga agonizmi dhe ndërkaq mbajnë lart vlerat e tij.

Dhe sot luajti absolut ndeshjen e tij të fundit për Milanin kundër Violave. Të gjithëve na vjen keq që Maldini u largua përgjithnjë nga futbolli, por nga ana tjetër, të gjithë e dimë që nuk mund t“˜i kërkonin më shumë. Është 41 vjeç (qershor), me një të kaluar të bukur, një familje të bukur dhe një të ardhme për t“˜u përcaktuar: “E vetmja gjë e sigurt është se nuk do të bëhem trajner. Mund edhe të qëndroj te Milani, por nuk jam i gatshëm të bëj çdo gjë. Më pëlqen të ndërtoj. Puna në sektorin e të rinjve ndoshta do të më tërheqë, por është shpejt për të folur“. Milani do ta tërheqë fanellën numër 3, një tërheqje e përkohshme për momentin. “Mund ta nxjerr sërish nga valixhja për ndonjë nga fëmijët e mi, sigurisht nëse do të jetë në lartësinë për të luajtur me Milanin. Christiani është 13 vjeç dhe që tani luan si qendërmbrojtës. Daniele është më i vogël dhe luan për t“˜u argëtuar, ashtu si luajnë të gjithë në atë moshë. Varet nga ta, unë nuk do t“˜i detyroj, ashtu si im atë nuk e bëri këtë gjë me mua“, tregon kapiteni legjendar. Është e vërtetë, le ta nisim atëherë kur Paolo ishte 10 vjeç. “Dëshiron të luash me Milanin apo me Interin“, e pyeti ëesare, ndërsa ai iu përgjigj: “Me Milanin“. Pas provimit në Linate, Paolo veshi fanellën kuqezi për të mos e hequr më kurrë. E kërkoi Bonpeti te Juve dhe më vonë, Viali te ëelsi. “Do të luash majtas apo djathtas“, e pyeti Liedholm në intervalin e ndeshjes Udineze-Milan, më 20 janar të vitit 1985. “Vendosni ju“, iu përgjigj Paolo. Maldini luajti në të djathtë në vend të Batistenit. Ishte kohë tjetër atëherë; fanellat mbanin numrat nga 1 në 11, nuk kishte internet, iPod, telefona. Berluskoni ishte vetëm një industrialist dhe një ndeshje futbolli ishte thjesht një ndeshje, jo një ngjarje. Kapiteni Maldini ka kaluar 25 vjet, duke luajtur futboll të një niveli të lartë, por, pavarësisht kësaj, mbrojtësi me sytë blu thotë: “Dua të më kujtojnë si një njeri të thjesht득. Paolo Maldini me siguri që do të kujtohet si mbrojtësi më i mirë këto 25 vitet e fundit, jo vetëm në Itali. Do ta kujtojmë për fillimet e tij, lëvizjet me elegancë dhe saktësinë e veprimeve. Mbeti fanatik si ndaj skuadrës, ashtu edhe ndaj pamjes së tij. Ta mendosh mirë, nuk e ndryshoi kurrë paraqitjen. Gjithmonë e mbajmë mend me flokët pak të gjatë deri te supet. Nuk i qethi asnjëherë zero, nuk e mbushi kurrë trupin me tatuazhe, nuk frekuentoi kurrë modele apo balerina, nuk u bë kurrë autor i ndonjë polemike të pavend apo të ndonjë gjesti vulgar. Gjithçka e bëri pa humbur autoritetin e djaloshit që u bë burrë, kapiten, atlet. Sot, me këtë lloj futbolli, nuk duhet thënë që Maldini përfaqëson normë, përkundrazi, përjashtimin. Një përjashtim i krijuar me thjeshtësi. Më shumë se 1000 ndeshje të vërteta, vetëm dy kartonë të kuq në kampionat, një në “Trofeun Berluskoni“, asnjë në Kombëtare. Sa mbrojtës mund të kalojnë kufij të tillë? Ndoshta vetëm Scirea, jo rastësisht një nga idhujt e Maldinit kur ishte fëmijë. A ka ndonjë shpjegim për këtë? “Edukimi që kam marrë në familje. Prindërit më mësuan respektin për të tjerët, për kundërshtarët, për rregullat. Në fushë jam ashtu siç jam jashtë saj dhe e përsëris që gjithçka vjen në mënyrë spontane. Nuk kam besuar kurrë tek ajo që dallon njeriun nga futbollisti. Nuk është kështu. Në mes qëndron gjithmonë një njeri që mund të jetë futbollist, çiklist, mekanik, gazetar, por që gjithmonë mbetet njeri. Ndryshon vetëm uniforma e lojës. Brenda tij futbolli nuk ka ndryshuar shumë, qesh dhe qan për të njëjtat gjëra. Vetëm pamja e jashtme ndryshon. Për fat të mirë, emocioni i ndeshjes, është gjithnjë i njëjti. Hyn në disa stadiume dhe zemra të rreh më fort“. Po cilat emocione mbeten ende të forta për të?
“I pari është provimi në Linate, finalja e Kupës së Kampioneve në Barcelonë, por edhe derbi i fundit, ku tifozët interistë, me një parullë gjigante në duar, më nderonin si kundërshtar. Një veprim jashtëzakonisht i bukur dhe kundër rrymës nga ana e tifozëve, në një vend që porsa i përket edukimit sportiv nuk është edhe aq lart. Ndonjëherë mendoj se kjo është ajo që më pëlqen të bëj, t“˜u mësoj fëmijëve që rezultati nuk është gjithçka që mund të humbasësh me kokën lart dhe të fitosh me turp, që mund të jesh i fortë pa qenë i keq apo tradhtar. Kur shkoj të shikoj djalin në ndonjë ndeshje dhe e shoh që qëndron shtrirë në tokë ndonjë moment më shumë, i bërtas që të ngrihet. I kam inat sajimet, provokimet, gjithçka që nuk është serioze, histerike, e padobishme dhe e dhunshme. Gjëra që nuk i bëjnë mirë as futbollit dhe as atyre që e ndjekin me gjithë shpirt. Për ato që kemi mundësi, duhet të japim dhe të merremi gjithmonë shembull“. Dikur Liedholm i tha: “Dëshiron të luash majtas apo djathtas?“. Pikërisht nga ajo lojë Maldini jep shembull si një njeri dhe futbollist i jashtëzakonshëm. Forcë e pastër, besnikëri maksimale. Ndoshta e vlerësojnë më shumë jashtë se në Itali, vend ku i braktisin kampionët. Ishte e bukur për aq sa zgjati, por ndoshta nuk përfundon këtu. Është bluza me numër tre ajo që do ta bëjë të pavdekshëm. Por, në klubin e Berluskonit, për të portat janë gjithmonë të hapura. “Do tërhiqem, sepse nuk dua të rrezikoj të shkoj më tej, sepse dua të arrij moshën 50 vjeç pa asnjë frakturë, sepse dua ta kem ende mundësinë për të luajtur ndonjë ndeshje futbolli me miqtë, apo tenis me fëmijët e mi. Do të heq dorë, sepse duhet të mbrohem dhe të kem një ekzistencë normale. Nuk kam frikë nga zbrazëtia, nuk do të nis një jetë të re. Sigurisht që do të më mungojë fusha, shokët e skuadrës, emocioni i një goli, i fitoreve, lotëve dhe inatit për një humbje. Megjithatë nuk do të bëhem kurrë trajner, është një profesion që nuk më pëlqen. Kur luan, duhet të komunikosh tri herë në javë me shtypin, duhet të drejtosh një grup prej të paktën 25 djemsh, të kesh biseda të ndryshme me drejtuesit dhe presidentin e shoqërisë, por edhe me Berluskonin. Duhet të udhëtosh në gjithë botën për të punuar dhe mua nuk më pëlqen të jem një turist me familjen time. Kjo është edhe një nga arsyet që nuk u largova kurrë nga Milani. Në moshën 40-vjeçare fillon të flesh disa orë më pak dhe të mendosh gjëra që më parë as që nuk i ke imagjinuar. Maldini ul sytë mbi kapelën që mban në dorë: “Prej pak kohësh kam filluar të mendoj edhe për vdekjen, por asnjëherë ditën, gjithmonë natën, kur nuk më zë gjumi. Mendoj si do të jetë? E ndiej si pjesë të jetës, por për momentin nuk më tremb. Mendoj për të afërmit e mi, për veten. Jam besimtar, fëmijët e mi shkojnë në një shkollë katolike, ndërsa unë shkoj rrallë, shumë rrallë në kishë. Sforcohem ta mbaj Zotin brenda meje. Megjithatë i lutem shpesh Zotit me fjalë që më dalin nga zemra, jo me fjalë standarde, që duhet t“˜i mësosh në “˜Bibël“˜. Nganjëherë lutem për njerëzit që Zoti t“˜i mbrojë, por lutem edhe për paqen. Lutem për kë vuan larg meje, larg nga këtu, larg nga ne, ose janë edhe fjalë falënderuese për atë 瓘ka kam arritur në jetë, për çdo gjë të bukur dhe të lehtë. U them që shpesh privilegjet janë pasaporta drejt vetëshkatërrimit“. Kur e pyet se si dëshiron që ta thërrasin, ai përgjigjet: “Njeri i thjeshtë“
.Milani prej kohësh ka bërë me dije se së bashku me Maldinin do të lërë fushën edhe fanella me numur 3, që do të tërhiqet, si ajo me numur 6 e Franko Barezit. Personat e vetëm që do të mund ta veshin atë do të ishin djemtë Kristian, tashmë në ekipet e moshës së Milanit dhe Daniel, në rastet që do të qaseshin në Seria A. Pra fanella ose një Maldini ose askujt

Nga:Riad Muhaxheri      @AcMilan-Shqip.Org

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet tjera

5 Responses to “Legjenda Me Numrin 3 Maldini !”

  1. x-trem 28/08/2010

    ti ej pertej legendes

    Reply
  2. Riad.Muhaxheri 28/08/2010

    legjend

    Reply
  3. albionz 28/08/2010

    Legjend bre

    Reply
  4. Riad.Muhaxheri 28/08/2010

    th.silva ka shans mu ba si ky

    Reply
  5. Rexhep Selimi 01/09/2010

    Qdo fjal qe te folim per kete njeri eshte teper sepse eshte njeri si dhe futbollisti me i mir qe kam pa ndonjeher

    Reply

Leave a Reply