Home » Editoriale, The Rational Milanista - Lirim Perçuku » Pasqyrë e përgjithshme para fillimit të sezonit


Milani duhet patjetër ta fillojë sezonin me Skudeton e Ligën e Kampionve si synime kryesore, por qdo vitë i programit të ri që po kalon, po tregohet gjithnjë e më pak i sukseshëm.

Pronari Silvio Berlusconi në mënyrë efektive e ka filluar reformen e re ekonomike duke e shitur Kakan te Real Madridi dhe që nga at’her politika e transferve të tij eshte drejtuar në kursimet monetare. Bossi gjithashtu insiton në diktimin e taktikave, gjë e cila e shpiu Leonardon drejt largimit pas vetëm një sezoni në stolin e Milanit. Tifozët e adhuronin trajnerin dhe kanë vazhduar të protestojnë kundër lidershipit të Berlusconit në këtë verë.

Skuadra ka mbetur përafërsisht e njëjta pas 12 muajsh, vetëm se lojtarët janë më të vjetër. Nelson Didas i ka skaduar kontrata, në vend të tij ka ardhur Marco Amelia për ta sfiduar Christian Abbiatin për vendin e portierit në skuadër.

Mbrojtja është përforcuar me ardhjen e Sokratis Papastathopoulos nga Genoa dhe veteranin e Chievos Mario Yepes. Oguchi Onyewu më në fund ka arritur të luaj në Kampionat Botëror pasi që për 1 vit të plotë ishte i lënduar.

Kur të garojnë në tri gara të ndryshme, fuqia do të fillon ti lëshojë Rossonerët. Alexandre Pato dhe Marco Borriello kishin disa probleme fizike në muajt e fundit, përderisa Ronaldinho ka mungesë të kontunitetit dhe Huntelaar është ende në Milan vetëm për shkak se ata nuk po mund ta largojnë atë.

Fatmirësisht për Allegrin, ai ende ka disa mundesi të shëndosha në mesfushë, pasi që ndeshjet para-sezonale sugjerojnë që Mathieu Flamini mund të sigurojë një vend në 11-shen e parë. Kevin Prince Boateng është njëtransferim i vlefshëm pas ndeshjeve të tij në Kupën e Botës për Ganën.

Nëse Zlatan Ibrahimovic arrinë nga Barcelona, ai mund ta transformojë Milanin.

Ai që do ta bëjë diferencën
Ronaldinho
Braziliani ishte në formën më të dobt të tij dhe ishte jo konsistent e përtac. Leonardo ishte në gjendje që ta motivojë shokun e tij, por mbetet të shihet si do të punojë nën urdhrat e Allegrit. Mirpo ai mbetet pika fokale e kreativitetit të Milanit dhe bashklojtaret e tij e shohin atë si lider. Kur Dinho është në formë, ai e ndriqon San Siron.

Ai të cilin mund ta thërras Prandelli
Luca Antonini
Ai vie nga një gjeneratë e re në mbrojtjën Rossonere dhe gjithashtu Italiane. Antonini ishte mesfushor ansor, mirpo Leonardo e kishte tranformuar atë në një mbrojtës efektiv i cili mund të sulmojë. Pasi kishte disa lëndime, mbrojtësi i Milanit tashmë e ka fituar ftesën e parë nga Prandelli për të debutuar për Italinë.

Kush do të dëshmohet?
Kevin Prince Boateng
Boateng ishte njëri nga heronjtë e Ganës në KB-n e vitit 2010. Ish lojtari i Portsmouthit ishte blerë nga Genoa për 6 milion funta dhe qmimi i tij mund të rritet dyfish deri në vitin tjeter. “Nuk më intereson se si më ka blerë mua Milani, unë ndjehem 100 përqind Rossoner dhe unë dua të tregojë se unë mund të luaj në këtë nivel.” kishte deklaruar ai.

Trajneri
Massimiliano Allegri
Fitues i “Pankinës së Arte” si trajneri i Vitit për dy sezonat e kaluara, Allegri kishte bërë mrekullira me Cagliarin. Sistemi i tij 4-3-3 është i këndshëm për sy, që kërkon punë të rëndë dhe i ka bërë telashe ekipet më të mëdha në Serie A. Megjithatë, ai njihet për fillimet e dobta të sezonave dhe ishte shkarkuar në Prill nga Cellino për shkak të nëntë ndeshjeve radhazi pa fitore.

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

Tags:

One Response to “Pasqyrë e përgjithshme para fillimit të sezonit”

  1. x-trem 26/08/2010

    hajde ishalla kena me pas sukses sivjet

    Reply

Leave a Reply