Kjo është përmbledhja më e madhe e bërë ndonjë hërë dhe më e detajuar për transferimin e ndonjë lojtari në Gjuhën Shqipe. Ne kemi radhitur të gjitha postimet në mënyrë kronologjike. Të gjitha deklaratat, negociatat si dhe raportet në lidhje me transferimin e shumë përfolur të Zlatan Ibrahimovicit i keni këtu. Në këtë përmbledhje kemi shtuar edhe lajmin eksluziv ku acmilan-shqip në mënyrë speciale kishte marrur informata nga burime brenda Milanit dhe nuk kishte hezituar ta ndajë me gjithë juve.
Eksluzive: Ibra në kontakt me Milanin
Ende nuk dihet kush ka qenë mendohet të ketë qenë Silvio Berlusconi,pritet që sonte të bëjë publike emrin e lojtarit të blerë që pritet të jetë Ibrahimovic mirepo biseda e një antari të kryesis rossonere(BERLUSCONIT?) me Ibrahimovicin ishte kjo :
Ibra: Urdheroni?
Milani: Mirembrema si shkon Zlatan,gjithqka mire?
Ibra: Mire gjithqka,ndihem mire qe ju ndegjoj,sot eshte nje dite e madhe(afer transferimi)
Milani : Po shume e rendesishme,po tani ku je?
Ibra:Jam ne nje hotel ,ku po darkoj me disa miq qe me ftuan.Keni diqka te re?
Milani: Ende jo por do kete shume shpejte.Nuk ka asnje problem,jemi afer perfundimit te marrveshjes,neser pritet te jete dite kryesore e dinit apo jo?
Ibra: Jo nuk e dija,sme ka kontaktuar ende(Mino Raiola) ,por kam besim dhe jam i gatshem.Ne fund Ibra nuk e perfundoi telefonaten duke i thene ndegjohemi ne te ardhmen mirepo i tha ” Ciao Ciao,do shihemi se shpejti.
Gjtihqka po nderlidhet,ne keto qaste Mino Raiola gjindet ne zyrat e Barces,a thua eshte afer te perfundoje transferimi i Ibrahimovicit ne Milan,ende nuk dihet,mirepo mos befasoheni nese Berlusconi sot ne San Siro thote ” Diavooolooooo,Ibra eshte i yniii” !.
Berlusconi do ta mbajë premtimin ?
Të gjithe po flasin për këtë dhe duke thënë të gjithë e kam fjalën për lajmet, forumet dhe në përgjithesi njerzit. Shiko Ibra po vjen.
Si duhet marreveshja do të arrihet, ai do të vie në formë huazimi me mundësi blerje. Siq duhet Berlusconi është marrë personalisht me këtë qështje dhe e ka thirrur Ibran që ta finalizojë atë.
Barca do të mundohet ta vonojë marrveshjen duke shpresuar që Manchester City do të bëjë ndonjë ofertë marramendse për të ,mirpo siq duket Ibrahimovic dëshiron të luaj vetëm për Milanin.
Ende nuk janë konfrimuar, mirpo lajmet e fundit thojnë se gjysmën e pagës së tij do ta paguajnë sponzorët, e gjysmën tjeter klubi, pasi që Barcelona nuk është e interesuar ta paguaj pagën e tij.
Ekzistojnë mendime të ndryshme rreth datës së kompletimit të transferit, disa thojë që do të bëhet zyrtate sot në fjalimin e Berlusconit për Trofeun Luigi Berlusconi, disa të tjerë thojnë pas ndeshjës për Trofeun Gamper, e disa të tjerë thojnë më 31 Gusht.
Por të gjithë janë të sigurt se ai po vie.
Allegri në konferencën e djeshme për shtyp u citua duke thënë :
“Do të flas për Ibrahimovicin nese/dhe kur ai të vie”
Në një deklaratë dje Galliani u citua duke thënë :
“Ibrahimovic është një lojtar i madh i cili ka një vlerë të papërballueshme për futbollin Italian.” tha zëvendës presidenti i Milanit për televizionin 7 Gold.
Janë dy arsye për këtë. Së pari Barcelona përfiton dyfishin e asaj që përfiton Milani. Së dyti në Spanjë tatimi për pagat e futbollistve është 24 përqind, përderisa në Itali është dyfishi i saj.
Ky regjim nuk do të vlejë më nga 1 Janari 2010, mirpo nuk i përfshin edhe kontratat e vjetra.”
Pra nëse Ibrahimovic vie, Milani nuk do të duhej të paguante tatime të larta për të, pasi që ai do vinte vetëm në formë huazimi për një vitë, kurse nga viti tjetër do të mund të aplikohej ligji i ri.
Allegri: Ibra do ishte i rëndësishëm
Në kohën kur po spekulohet me të madhe për një transferim të sulmuesit më të mirë në histori të Interit, Zlatan Ibrahimovic, te Milani, është Massimilano Allegri ai që ka reaguar ftohtë.
“Ibrahimovic është kampion dhe do të ishte tepër i rëndësishëm për Milanin. Bisedimet për Ibrahimovicin janë thashetheme. Do të thosha më shumë nëse ai sigurt do të transferohej. Ne kemi Paton, Huntelaarin, Boriellon dhe Ronaldinhon. Nëse ai vjen apo jo, nuk më intereson sepse kam skuadër mjaft konkurruese, me të cilën mund të arrij diçka”, theksoi Allegri për Marca.
Nga ana tjetër, mediat italiane nuk ndalen së spekuluari. Tani sipas ‘burimeve’ të brendshme të Milanit, është paraqitur një telefonatë mes Ibrahimovic dhe Berlusconit, ku është folur për transferimin. Mësohet se publikimi i transferimit të Ibras te Milani do të bëhet sonte mbrëma në Trofeun Berlusconi apo më 25 gusht.
Disa thonë se Milani është i gatshëm ta paguajë 6 milionë euro në stinor Ibrën, ndërsa sa i përket shumës së transferimit thuhet se në të do të përfshihej edhe Marco Boriello plus para shtesë. Se çfarë do të ndodhë me çështjen Ibrahimovic, mbetet të shihet, por negociatat nuk janë duke u zhvilluar dhe tani për tani të gjitha pohimet e lartpërmendura mbesin spekulime
Galiani: Ibra nuk do të transferohet te Milani
Adriano Galiani pohoi se dëshiron që Zlatan Ibrahimoviç të jetë pjesë e Milanit por thotë që gjasat për një lëvizje të tillë janë 0,1%.
Reprezentuesi suedez është i lidhur me një kalim në Milan këtë verë, por finalizimi i transfertës është shumë i vështirë ngaqë Rosonjerët nuk kanë mjete financiare për të rrumbullaksuar një lëvizje të tillë.
Është spekuluar se Barça është e gatshme që sulmuesin ta dërgon në huazim një vjeçar në San Siro, por nënpresidenti i klubit thotë se për momentin gjasat janë 99,9% për Ibra që nuk do të lëvizë drejt Milanit.
“Ibrahimoviç është futbollist i shkëlqyer i cili përfiton të hyra të pa arritura për futbollin italian“- tha Adriano Galijani për televizionin 7 Gold.
Berlusconi: Ibra në Milan? Kush e di …
Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi dhe zëvendësi i tij Adriano Galliani e kanë konfirmuar interesimin e tyre për Ibrahimovicin. “Ne do mundohemi.”
Rossonerët kohë pas kohe kishin qenë të lidhur me Ibrahimovicin, i cili nuk është më pjesë e planeve të Pep Guardiolas.
“Zlatan te Milan? Kush e di…” tha Presidenti Berlusconi i pyetur sot nga Sky Sport Italia në lidhje me Ibrahimovicin.
Galliani foli pakëz më shumë sot para ndeshjës me Juventusin.
“Ne do të mundohemi, edhe pse do të jetë e vështirë,” tha zëvendës presidenti i Milanit.
“Unë nuk dua të hyjë në debate taktike, por unë mendoj se ekipi është në formë të mirë dhe ne do të shohim si do të shkojë ky sezon. Unë jam mjaft optimist.”
Ibrahimovic do të ishte i mundshëm për Milanin vetëm nese do të transferohej në formë huazimi, me mundësi blerje në fund të sezonit.
Madje edhe atëherë do ishte vështirë pasi që paga e tij konsiderohet shumë e lartë për Milanin.
Raiola: Guardiola nuk e lëshon Ibran
Agjenti i Zlatan Ibrahimovicit, Mino Raiola, ka folur për Sky Sport 24 në lidhje me Milanin: “Unë mendoj se është një gjë e pamundur. Unë kam folur me klubin në lidhje me dëshirën e tyre për ta shitur Zlatanin dhe ata më kanë thënë që Guardiola nuk dëshiron ta shesë atë.
Ne jemi krenar që Milani është interesuar dhe jam shumë i kënaqur që Berlusconi e Galliani po e konsiderojnë këtë mundësi, por ne duhet të themi realitetin dhe transferimi i Zlatanit tek Milani është operacion i pamundur. Huazim? E përjashtoj huazimin e lojtarit, por në përgjithesi e përjashtojë në tërësi mundesinë e largimit të lojtarit nga Barcelona. Shumë ekipe e dëshirojnë atë dhe tani që trajneri ka urdhëruar, ai nuk do të lëvizë. Ai edhe më herët ka luftuar për një vend startues në ekip, nuk është problem. Lënja anash për Superkupë? Është normale dhe ai është qetë. Ai luan për nje klub të madhë.
Guardiola e ka blerë atë një vitë më herët për 70 milion, ai është shumë i mirë, ai beson në të dhe nuk do ta largojë pas vetëm 12 muajve. Ai do të mbetët udhëheqësi i sulmit të Barcelonës dhe për 99.9 % do të qëndrojë në Kataloni. Nuk e mohoj se ai ndihet keq pasi është lënë jashtë, por ju duhet ti shikoni mundesitë, Pep është një trajner i mrekullueshëm. Ne do të shohim qfarë do të ndodhe deri më 1 Shtator. Siq kishte thënë Galliani, ëndërrojmë !.”
Nga San Siro: Ibra në Milan të Enjtën apo të Premtën
Në galerinë e konferencave për shtyp në San Siro, po qarkullojnë me insistim ndjësi se Zlatan Ibrahimovic mund të mbërrijë në Milan pak para vikendit pra në mes të enjtës dhe së premtës. Ky artikull është nxitur nga mohimi pas dështimit të Silvio Berlusconit që të realizojë kërkesat e veqanta që i janë bërë atij.
Katër hipotezat për Ibran
Ditë të nxehta në treg për Zlatan Ibrahimovic. El Mundo Deportivo i ka radhitur katër mundësi të mundshme të cilat Suedezi i ka për vazhdimin e karrierës së tij.
E para, e cila tani duket më shumë e mundshme, është të qëndojë në Barcolonë dhe ta veshë dresën Blaugrane. Nuk i jepet shumë rendesi dëshirës së lojtarit për qendruar dhe për ta gjetuar një zgjidhje të pranueshme, që do të shpiente në një marrveshje ekonomike si nga ana e lojtarit ashtu edhe për klubin Spanjoll.
Milani, Real Madridi dhe Manchester City janë pas lojtarit.
E dyta, Milani do të mund ta merrte atë por vetëm në formë huazimi dhe ta paguante vetëm një pjesë të pagës së tij, kjo është ajo qfarë këtë transfer e bënë të pamundshëm, pavaresisht se Milani shihet si mundësi ideale per rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit.
E treta, Manchester City nuk do ta kishte problem ti ofronte një pagë të jashtëzakonshme Suedezit, mirpo ai nuk dëshrion të kalon tek ky ekip për dy arsye: ekipi jo i famshëm, pavarëisht blerjeve të mëdha në sezonat e fundit dhe mospjesmarrja në Ligën e Kampionve në këtë sezon.
E katërta, Real Madridi, një bashkim me ish trajnerin e tij tek Interi. Por kjo hipotezë nuk ka mbeshtetje duke marrë parasyshë rivalitetin e madhë ndërmjet klubeve Spanjolle.
Këto ekipe kanë vetëm 9 ditë për ta marrë në dorë të ardhmen e Zlatan Ibrahimovicit.
Galliani zyrtarisht e lanson operacionin Ibrahimovic
Milano, 23 Gusht 2010 – Më në fund operacioni për transferimin e Ibrahimovici është hapur. Milani nuk ka hezituar dhe për momentin e pranon se së shpejti do të ketë negociata, për ta konfirmuar se Ibra nuk është më vetëm një ëndërr, por një mundësi reale.
Adriano Galliani deklaroi: ” Negociatat për Ibrahimovicin janë të hapura edhe zyrtarisht. E mërkura është dita kur takohemi me Presidentin e Barcelonës Rosell. Do të jetë e vështirë, ne ende nuk kemi folur për qështjet ekonomike.”
Pas takimit të parë zyrtarë, Barcelona do të ishte në gjendje ta lëshonte sulmuesin Suedez, të cilin e kishin transferuar sezonin e kaluar për 70 milion Euro, shifra për të cilat Milani nuk ka nevojë të mendojë pasi që ka një problem tjetër, pagën e madhe të lojtarit që është rreth 12 milion në vit.
Milani ta transferojë Benzeman nëse dështon për Ibran
Rossonerët janë bërë serioz në lidhje me transferimin e Zlatan Ibrahimovicit pas deklaratës së Adriano Gallianit ku thuhej, “Negociatat për Ibrahimovicin edhe zyrtarisht të hapura.“
Megjithatë, nëse negociatat dështojnë dhe nuk arrihet ndonjë marrveshje, Milani do të tentojë ta transferojë sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema, në këtë verë.
Francezi ka dështuar të përshktatet në La Liga dhe në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar ishte ulur në bankën rezervë, duke e shikuar Gonzalo Higuainin tek shënonte gola fantastik.
Benzema njihet si njëri nga sulmuesit e ri më premtues duke iu falenderuar viteve të arta tek Lioni. Los Blancos e kishin transferuar atë për 35 Milion Euro por besohet se ai mund të largohet për një shumë më të vogël.
Megjithatë, sipas raporteve të fundit, Milani nuk ka bërë ndonjë kontakt për 22 vjeqarin. Agjenti i tij Karim Djaziri tha: “Milani? Nuk ka kontakte nga Rossonerët. Karim mendon vetëm si të luaj sa më mirë me Real Madridin dhe është i lumtur që qëndron këtu.”
Barcelona kërkon 30 milion për Ibrahimovicin
Barcelona duket e gatshme për të negociuar për një transferim të Zlatan Ibrahimovicit tek Milani. Duke u bazuar në raportet e fundit që vijnë nga Radio Marca, skuadra nga Katalunia do ti kërkonte Milanit 30 milion Euro për ta lejuar transferimin e Suedezit, një pjesë të parave kesh pjesën tjetër në formë të kompenzimeve teknike.
Guardiola i ka shënjestruar dy lojtar të Milanit, Pirlon dhe Paton, mirpo Milani nuk dëshiron ti inkuadrojë këta lojtar në marrveshje, përderisa është e gatshme që ta fusë Borriellon në negociata. Rossonerët janë të gatshëm të tregojnë për gjendjen e tyre financiale, duke paguar kështu vetëm gjysmën e pagës së Ibrahimovicit, që i bie 6 milion euro.
Përderisa, Mino Raiola është kthyer për të folur për të ardhmen e klientit të tij: “Ibrahimovic ka një kontratë katër vjeqare me Barcelonën dhe ai kishte thënë se asnjëherë nuk kishte për qëllim të largohej.” tha Raiola. “Nëse është vendosur atëherë Milani mund ta blejë Zlatanin, mirpo ai nuk kishte bërë ndonjë marrveshje paraprake me askënd dhe ka një kontratë katër vjeqare të mbetur me Barcelonën.” Galliani dhe Rosell ? “Nuk është e rëndesishme nëse unë jam në takim, është lojtari ai që vendosë.”
Pellegati: Milani ka arritur marrveshje me Ibrahimovicin
Carlo Pellegatti, gazetar në Mediaset, e ka konfirmuar marrveshjen Ibrahimovic-Milan: “Në mes Ibrahimovicit dhe Milani është arritur marrveshja. Ibrahimovici do të përfitojë 6 milion nga Milani, kurse pjesën tejtër do ta paguaj Barcelona.” Pellegati gjithashtu e ka konfirmuar dëshiren e lojtarit për të ardhur në Milan: “Ibrahimovic është i lumtur që po kalon në Milan për shkak të Ligës se Kampionve. Të mërkurën do të arrihet edhe marrveshja formale midis klubeve.”
Ibra-Milan, Borriello është qelsi
Tri ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe me ndeshjën për Trofeun Gampler me Barcelonën, transferimi i famshëm mund të bëhet realitet, për shkak se lojtari dhe klubi i Milani tashmë janë pajtuar për pagën, kurse qelsi për ta bindur Barcelonen është Marco Borriello. Huntelaar ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se ai dëshiron të qëndroje në Milan. Ish sulmuesi i Genoas nuk do të kundërshtonte një transferim të mundshëm tek ekipi Spanjoll.
Dje, para ndeshjës me Juventusin, Adriano Galliani kishte dhënë një deklaratë ku fliste për Ibrahimovicin sikurse për një ëndërr. Sot ai e konfirmoi se të Mërkurën do të takohet me Presidentin e Barcelonës Rosell për ti filluar negociatat reale. Negociatat janë konfirmuar gjithashtu edhe nga agjenti i Zlatanit, Mino Raiola.
Pas ndeshjes me Juventusin mbrëmë, zëvendës presidenti i Milanit kishte shkuar në një restaurant jo larg Castello Sforzesco Ponteveteros së bashku me Ariedo Braidan dhe me Lorenzo Tonettin e Paco Casal. Në tavolinë u fol për një blerje të mundshme të një lojtari të ri nga Uruguai, i cili do ta mbushte vendin e Jo-Europianit. Ai është Sebastian Coates, mbrojtesi gjigant, 20 vjeqar i gjatë 1.96 metra, reprezentues për U20 e Uruguajit. Në të njejtin restorant ai darkoi edhe me Allegrin e Landuccin.
Galliani u largua rreth orës 2 pas mesnate, pa dhënë ndonjë deklaratë, por siq dukej marrveshja me lojtarin Suedez tashmë ishte një punë e kryer. Ibra do të përfitonte 12 milion Euro për dy sezone me Barcelonën dhe do ta paguante diferencën në taksa për 25 %, për dy vite. Në anën tejtër Ibrahimovic në vitin 2006 tashmë e kishte pranuar ofertën e Milanit edhe pse do të fitonte 1 milion euro më pak se po të shkonte në Inter, por Juventusi e shiti atë tek Inter.
Negociatat me Barcelonën mund të vazhdojnë lirshëm nëse përfshihet Borriello. Huntelaari nuk paraqet një emer interesant për Kataluansit e në të njejtën kohë Holandezi nuk dëshiron të largohet. Pastaj Borriello do ti ofrohej Spanjollve në formë huazimi, të cilët dëshirojnë të shesin Ibrahimovicin, në këtë mënyrë të gjithë do të ishin të lumtur, edhe Guardiola i cili nuk dëshiron ta shohë më Suedezin në skuadrën e tij, edhe Milani të cilët mund ta formojnë një treshe shkatrruese Ronaldinho-Ibra-Pato.
Rosell: Ibrahimovic? Ne do të flasim
“Ejani në Barcelonë dhe ne do të flasim rreth tij” kishte thënë Presidenti Rosell bazuar në lajmet e AS-it që është një përgjigjie direkte për fjalët e Adriano Gallianit, i cili zyrtarisht dje i kishte hapur negociatat nga ana e Milanit për Zlatan Ibrahimovicin.
Takimi do të mbahet para ndeshjës për Trofeun Gamper raporton El Mundo Deportivo dhe thotë se vendi kur do të mbahet takimi është një restorant Katalunas i quajtur Ca l’Isidre.
E përditshmja Iberike sugjeron se Raiola do të jetë në situatë të vështirë që: qfardo që vendosët në këtë takim midis dy ekipeve, gjithashtu do të vendoset edhe për të ardhmen e Suedezit.
Braida: Ndoshta nestër është dita
Adiedo Braida, kishte folur, pasi reporterët e kishin pyetur për mundësinë që Ibrahimovic ti bashkohet Milanit: “Tregu i transferimeve ? Mjaft kemi folur, jam i lodhur.”
Më pas drejtori sportiv i Milanit kishte shtuar: “Kërkon optimizëm. Dita X? Ndoshta është nestër.” Me të në Paolillo ishte edhe Cones, mirpo ai preferoi të mos flasë për këtë transfer.
Guardiola: Unë nuk di për ndonjë takim në mes Milanit dhe Barcës
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiolla, e ka pasur mundesinë të flasë për transfere gjatë konferencës për shtyp një ditë para se të fillojë Trofeu Gamper.
Trajneri Blaugran, në veqanti iu pergjigjë një pytje në lidhje me takimin e nesërm në mes të Barcelonës dhe Milanit për Zlatan Ibrahimovicin: “Nuk kam informata që Milani dhe Barcelona do të takohen për Ibrahimovicin.”
Trajneri Katalunas pastaj foli për tregun dhe për ate se qfarë i nevojitet klubit :
“Na nevojitet një mesfushor.” përfundoi ai.
Milani i friksohet konkurrencës së Cityt
Milani ka filluar të frikësohet se mos rasisht mund të humb garën nga Manchester City për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit nga Barcelona.
Zëvendës presidenti i Milanit Adriano Galliani e ka konfirmuar interesimin dhe bisedat pritet të zhvillohen nestër me Barcelonën për Ibran. Suedezi tashme është pajtuar me kontratën e ofruar nga Milani.
Gazzetta dello Sport thotë se ka brenga brenda kampit të Milanit se City do të bëjë një ofertë të parefuzueshme tani që e kanë parë dëshirën e Barcelonës për ta shitur lojtarin.
Oferta e Milanit do të ishte një huazim dhe shkëmbim me Marco Borriellon që do ti ndrronin ekipet dhe Barca do ta mbulonte gjysmën e pagës së Ibrahimovicit.
Për Ibrahimovicin, Barcelona kërkon para kesh në vlerë prej 40 milion eurosh. Ata do të ishin në gjendje ta ulin qmimin, nëse Milani do ta përfshinte edhe Thiago Silvan në negociata.
Raiola janë vetëm tri ekipe që mund të tërheqë Ibran
Gazeta sportive spanjolle,sot njoftoi fjalët e Raiola i cili
ka folur për një gazetë suedeze:”janë vetëm tri ekipe që mund të tërheqë Ibran e ato janë AC Milan, Real Madrid dhe Manchester City pasi ato janë skuadrat e vetme qe mund te paguajn ibren .
Galliani do të pres për Ibran
Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani thotë se nëse është e nevojshme ai do të qëndrojë në Barcelonë deri ditën e fundit të ketij sesioni të transferimeve 31 Gusht, vetëm e vetëm për ta përfunduar transferimin e Zlatan Ibrahimovicit.
Rossonerët kanë udhtuar sot drejt Barcelonës për të luajtur në ndeshjën për Trogeun Gamper, por Galliani gjithashtu në agjendën e tij e ka takimin në Ca L’Isidre, një restorant i famshëm, për të diskuatuar me Sando Rosell rreth Ibrahimovicit.
Milani e dëshiron sulmuesin Suedez në formë huazimi për sezonin e ardhshëm dhe e kanë ofruar Marco Borriello në shkëmbim, por raportet nga Spanja thojnë se Rosell do ta pranojë vetëm një ofertë prej 40 milion eurosh.
I cituar të ketë thënë, pasi Milani kishte ateruar në Kataluni, Galliani tha: “Nëse është e nevojshme unë do të qëndrojë këtu deri më 31 Gusht.”
I pyetur për raportet e fundit, agjenti i Ibrahimovicit Mino Raiola tha:
“Nuk do të ketë huazim, vetëm nëse ai huazim është për 4 vjet.”
Lojtaret insistuan qe ta transferoj Ibrahimovicin
Sipas raporteve nga SkySport 24 ishin lojtaret e
Milanit ata që kerkuan nga presidenti Silvio Berlusconi qe ta transferoj Zlatan Ibrahimovicin ne skuader.
Presidenti Berlusconi ka ndegjuar deshiren e lojtarve,dhe
i ka dhene dritën e gjelbert Adriano Gallianit dhe Ariedo Braidas
që sot ta mbyllin marrveshjen per lojtarin suedez.
Milani në Barcelonë, jo vetëm për Ibran
Milani është duke provuar ta transferojë Ibrahimovicin, mirpo Rossonerët kanë ardhur në Barcelonë edhe për një qëllim tjetër.
Siq raportohet nga Sport Mediaset, në fakt Filipo Galli dhe Mauro Pederzoli janë në Spanjë për të diskutuar me klubin e Sandro Rosellit për ta blerë ansorin e majtë Adria Caramona, talentin e Barcelonës.
Ancelotti: Ibra i përkryer për Milanin
Sipas ish-trajnerit të Milanit, Carlo Ancelotti, sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, do të përbënte një transferim të përkryer për Milanin.
“Ibrahimovic te Milani? Nuk e di. Nuk jam drejtori i tyre dhe nuk më takon mua të përgjigjem. Por, mendoj se ai do të bënte mirë atje”.
“Kur unë isha atje unë e kam kërkuar, por marrëveshja pësoi kolaps. Nuk e di se çfarë ndodhi. Ai do të kishte luajtur mirë për neve. Ai është lojtar i mirë dhe do të përshtatej te Milani”, u shpreh Ancelotti për Sky Sport Italia.
Ronaldinho: Ibra i përkryer për Milanin
Sulmuesi Rossoner, Ronaldinho, ka mbështetur tentimet e klubit për të transferuar sulmuesin Zlatan Ibrahimovic nga Barcelona në San Siro.
“Unë nuk e di nëse Ibrahimovic do të transferohet te Milani për të formuar treshen sulmuese me mua dhe Paton, por natyrisht se ideja për të luajtur me një nga sulmuesit më të mirë në botë më fascinon. Nëse Ibra do të nënshkruante për Milanin, atëherë kjo do ishte e përkryer”, theksoi Ronaldinho.
Negociatat mes dy klubeve për sulmuesin suedez pritet të arrijnë klimaksin sot, kur Milani dhe Barcelona takohen në Camp Nou në kuadër të trofeut Joan Gamper.
Mourinho: “Ibra? Në Itali do të jetë më i lumtur”
Jose Mourinho, ish-traineri i Interit, foli edhe per Ibrahimoviç në një konferencë shtypi:
Ibra? është Lojtar i madh, por unë gjithmonë mendoj se ai në Italia do të jetë më i lumtur.” Një vit më parë, përshëndeti atë, këtë vit mund të humbasin për kundërshtarin, por në të gjitha gjasat, humoret e tij do të jenë të ndryshme.
Shevchenko: Dinho-Ibra-Pato, një treshe fantastike
Lojtari i Dinamo Kievit, i cili ka mjaft njohuri kur vie puna te shënimi i golave, beson se ardhja e Ibrahimovicit tek Milani, do ti ndihmonte shumë ekipit.
“Ibra, së bashku me Paton dhe Ronaldinhon? Një përzirie perfekte,” tha Ukrainasi i cili sot luan kundër Ajaksit për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionve.
“Pato ka një shpejtësi shkatrruese, Ibra ka kualitete të mëdha teknike dhe mund të bëjë gjithqka; ai është lojtar i menqur i cili i jep shtytje ekipit dhe di si të luaj me topin. Dhe Ronaldinho është fenomen.
“Po është një treshe e ëndrrave për Milanin dhe shpresoj që ajo marrveshje me Ibrën të finalizohet,” përfundoi 33 vjeqari i cili në dresën e Milanit për 208 ndeshje kishte shënuar 127 gola.
Abbiati, “Ibrahimoviç është një kampion i madh”
Marrëveshje për të sjellë suedezin Zlatan Ibrahimoviç në AC Milan , të vazhdojë të marrë certifikatat dhe respektin për ish-sulmuesin e Interit dhe Juventusit.
Pasi fjalët e tij kalovën gjobë prej Ronaldinhos për të folur që është një tjetër lojtar i Milanit, i cili e mban numrin 80 në AC Milan, Të gjithë Rosoneret e mirpresin sulmuesin e Barcelones. Abbiati ka folur para, Milan Channel,dhe tha: “Unë e admiroj Ibrahimoviç është një kampion i madh me aftësi të jashtëzakonshme fizike po ashtu edhe teknike. Por ai që vjen , gjithmonë tregonë për Scudetto: Unë besoj se çdo vjet. Dhe besoj se me Ibrën edhe më shumë siq mund të presim.
Milito:Ibra goditje e madhe per Milanin
Edhe Diego Milito pajtohet: Ibrahimoviç është një goditje e madhe për ta përforcuar stafin e Rosonerëve. ‘
Ibra në Milan? Ai do të jetë një blerje e madhe për ta - tha Milito per mikrofona e Sportmediaset – ne të gjithë e dimë cilësitë e tij të mëdha, përfundoi sulmuesi i Interit. Suedezi, për këtë arsye është në buzët e të gjithëve, duke përfshirë edhe kundërshtarët, kjo do të jetë një goditja e vitit per milanin.
Live: Milan-Ibra (dita e parë)
19:15 – Tani, sipas raporteve qe vijne nga Spanja, Milani po tenton ta huazoje Ibran me mundesi blerje ne fund te sezoni dhe ta paguaj komplet pagen e tij.
19:06 – “Situata ende nuk eshte zgjidhur, une do te mundohem prap nester, por marrveshja nuk eshte e veshtire me. Ne nuk kemi asnje marrveshje me lojtarin por klubi eshte ne gjendje te diskutoje edhe pse ka shume diference tek parate. Nester ne do te takohemi prap me presidentin Roesell. Une do te qendroje ne Barcelone deri te Marten, diten e fundit te sesionit te transferimeve.”
19:04 – Raportohet se Galliani do te qendroje ne Barcelone edhe per nje dite tejter. Kjo don te thote se sukesei i negociatave po rritet.
18:58 – Sipas Sonia Gelma nga Rac1, dhe siq raportohet nga El Mundo Deportivo, negociatat per Ibren kan drruar. Tani Milani e ka perfshire nje lojtar dhe jane dy skenare: nje huazim ose nje transfim i plote.
18:46 – Per Gallianin takimi ka perfunduar, tani ai eshte ne tribunat e Nou Camp dhe po e percjelle ahengun dhe ndeshjen per Trofeun Gamper. Presidenti Rosell eshte ne fushe duke bere prezantimin.
18.45 – Sipas Corriere dello Sport, ka filluar ahengu para ndeshjes ne prezantimin e ekipit blaugran, prezet eshte edhe Rosell.
18:40 – Vetem sa ka perfunduar takimi ne mes te Gallianit, Rosell dhe Raiolas, i mbajtur ne Nou Camp. Asnjeri nuk ka dashur te beje ndonje deklarate.
18:37 – Oferta e Gallianit, huazim dhe pagimi i 50 % per Ibren eshte refuzuar. Gallani eshte duke e vazhduar qendrimin ne Nou Camp.
18:20 – Bazuar në lajmet e Radio Catalunya marrëveshja është afër pasi që Milani e ka inkuadruar një lojtar për ta kompletuar transferin. Bazuar në fjalët e gazetarit të Marcas Carles Escolan, Milani ka ofruar dikund rreth 25-30 milion euro plus Borriellon. Kjo informatë është ende e pa konfirmuar edhe pse të njejtin lajm e po e jep edhe El mundo Deportivo.
18:10 – Pastaj Galliani me Rosell vazhduan të qëndrojnë në Nou Camp. Ibrahimovic është në mes të negoiciatave me Milanin dhe nuk mund të luaj sot.
17:30 – Raiola, gjithashtu ka mbërritur në Camp Nou, është përgjigjur në pytjet e gazetarve në lidhje me negociatat e Milanit për Ibrahimovicin: “Negociatat kanë filluar? Unë nuk di se për qfarë jeni duke folur. Nëse gjithqka shkon mirë? Qfarë dëshironi të thoni.. sigurisht ai ka edhe 4 vjet të mbetura në kontratë…”
17:25 – Edhe agjendi i, Zlatan Ibrahimoviç Raiola, u drejtua për në Camp Nou.
17:15 – Adriano Galliani dhe Sandro Rosell hyren në këtë kohë në zyrat e Barcelonës në Camp Nou. Gjithashtu të pranishëm ishin administrata e klubit, Susana Monje Gutierrez, nënkryetar i sportit dhe Havier Faus. Prania e dy udhëheqësve është një shenjë se diçka e rëndësishme është duke ndodhur. (Në bashkëpunim me Grace Costagliola).
16:42 – Sandro Rosell, duke lënë Ca L’Isidre, ka konfirmuar
fillimin e negociatave për të sjellë Zlatan Ibrahimoviç në AC Milan :
“Unë konfirmoj fillimin e negociatave, por nuk do të flasim me shum.
16:35 – Galliani, duke e lënë restorant në Barcelonë, ka
lëshuar edhe deklarata të tjera të rëndësishme: “Negociatat
filluan, është e hapur, por nuk ka dallim në mes të hapur dhe
të mbyllur. Unë nuk përjashtoj mundesin për të qëndruar këtu së paku
deri nesër … Unë kam dëshirë që Ibrahimoviç të kthehet në Milano.16:20 – Galliani dhe Rosell dolën nga restoranti Ca L’Isidre.
Këtu janë fjalët e Gallianit për shtypin: “Ne vetëm kishte
drekë, tani ne do të shkojmë në Camp Nou. Unë nuk e di se çfarë
mendon Ibra dhe në qoftë se ai dëshiron të vijë në Milano.” Sipas rrjedhjeve nga Spanja, edhe në mëngjes do të vijë
një takim gjysmë ore mes Rosell, Raiola dhe Ibrahimoviç, i kërkuar
dhe kërkoi që Presidenti i tij i Barcelonës. Për më tepër, sipas
filter settings iberik, Milan do të jenë të gatshëm për të bërë një
ofertë për Ibren , kështu që pa u mbështetur në një huazim të
supozuar. (Në bashkëpunim me Grace Costagliola).16:10 – Siç është raportuar nga Sportmediaset.it mbaroi dreka
mes AC Milan Galliani dhe presidenti Barcelones Roselli. Së
shpejti të dy udhëheqësit duhet të dalë nga restoranti Ca L’Isidre.
Në menynëata porositen supë me perime, pilaf me lëng pule ushqim deti
dhe akull kokosit krem.15:40 – Dreka erdhi .Ndërkohë, Sky Sport 24 ka transmetuar
fotografitë e ardhjes së Galliani dhe L’Isidre. ,te cilet ishin ne
presion nga një numër i madh gazetarësh, Galliani u përgjigj me një “nuk
e di, ne do të shohim” pyetje nga shtypi në lidhje me atë që është,padyshim,
mund të jetë marrëveshja e verës.15:00 – Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, arriti në L’Isidre
Ca. Dhe ‘zyrtarisht ka filluar drekë mes udhëheqjes së milanit dhe
atyre të Barcelones.
Ore 14:40 Adriano Galliani ka arritur ne restorantin ku do mbahet
dreka.Ai deklaroi se Do jete veshtire por do te shohim,do mundohet
shume.Braidas nuk do te marr pjes ne drek qe ka qendruar ne Itali
duke u marre me transfere te tjera,ne vendin e tij ka ardhur Umberto
Gandini.Sky Sport njofton se ne darke eshte edhe Ernesto Bronzetti.14:15 Mungojne vetëm pak minuta nga dreka zyrtare ku do jenë të pranishëm Sandro Rosell,Zubizarreta,Adriano Galliani dhe Umberto Gandini e jo Ariedo Braida siq eshte parapare i cili ka qendruar ne Itali per te mbyllur disa tratativa si te Adiyiahit dhe te Coates e Montelongo
Ore 14:07 Sandro Rosell,presidenti i Barcelones pershendet te gjithe teksa per media deklaron ” Po shkoj ne drekë ,sdua te vonohem edhe pse tema kryesore sdo jete te drekojme…” duke iu referuar keshtu qe shitja e Ibrahimovicit tek Milani eshte shume prane.
Ore 13:30 Dreka qe eshte parapare ne ora 13 e 30 do filloje ne ora 14:30.Adriano Galliani arine ne Barcelone
Milani një hap larg Ibrës
Ish-sulmuesi legjendar i Interit, Zlatan Ibrahimovic, është fare pranë transferimit te Milani, pasi darka mes zëvëndëspresidentit të Milanit, Adriano Galliani dhe presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, ka pasur si rezultat zyrtarizimin e negociatave për sulmuesin suedez.
“Ne vetëm jemi zyrtarisht me Milanin në negociata për Ibrën, nuk mund të them asgjë më shumë”, theksoi Rosell pas përfundimit të darkës me Gallianin, i vënë nën presion nga mediat.
Në ora 16:35, Galliani i pyetur nga gazetarët pas përfundimit të takimit, deklaroi: “Unë nuk e përjashtoj mundësinë për të qëndruar këtu të paktën deri nesër. Nuk ka nevojë të jemi optimist apo pesimist. Ne kemi darkuar dhe kemi filluar bisedimet, por ka ende shumë për t’u folur. Ne duhet të presim edhe shumë para se të arrijmë një marrëveshje. A kam biseduar me Ibrën? Jo, ende jo. Dua të kthehem me të në Milanello”.
Siç mësojmë, nesër në mëngjes pritet të mbahet një takim vendimtar mes Ibrahimovic, agjentit Mino Raiola dhe presidentit të Barcës, Sandro Rosell.
Milani e zhvillon sonte takimin ndaj Barcelonës në Camp Nou në kuadër të trofeut Joan Gamper.
Raiola e sulmon Guardiollen
Nuk ka kaluar kohë e gjatë dhe edhe agjenti i Zlatan Ibrahimovicit është paraqitur në media me versionin e tij për largimin eventual të sulmuesit Suedez.
“Trajneri Guardiola nuk është edhe aq i përkryer sa mendojnë njerzit. Ai ka probleme me vetëveten. Flasë atë që mendojë për njerzit që i trajtojne në menyrë jo të duhur klientet e mij. Mos bleni diqka që më vonë do ta kuptoni që nuk mund ta perballoni. Kur ta kuptoni atëhere edhe duhet të paguani”, ka ironizuar Raiola.
Edhe pse në media flitet shumë për transferimin e Ibras, Raiola prap ka dalur kundër të gjithve të thotë se kjo nuk është e vërtetë.
“Edhe nëse drejtuesit e Milanit kanë ardhur këtu për të negociuar nuk do të thotë asgjë. Unë e njoh botën e futbollit dhe këtë “lojë” do ta luajm me durim.” përfundoi Raiola.
Ibrahimovic: Dua të luaj së bashku me Ronaldihon
Sulmuesi i Barcelonës Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një lajm bombastik duke treguar për mardheniet e tij me trajnerin Pep Guardiolla, duke thënë se ata të dy nuk kan folur qe 6 muaj.
Suedezi e ka pranuar se gjasat e transferimit te Milani janë të vogla, por se ai dëshiron të luaj përkrah Ronaldinhos.
“Nuk kam folur me Guardiolen qe gjashtë muaj,” tha Ibrahimovic për Corriere Dello Sport. ” Une nuk e di pse, por ne kemi probleme të kjarta.
“Sa i perket Milani, për tani, unë nuk di asgjë se sa janë mundesit që unë të shkojë, kështu që unë mbetem lojtar i Barcelonës. Por une do të dëshiroja që te luaj së bashku me Ronaldinhon.” shtoi ai.
Transferimi i Ibras, përmbledhja e ditës së sotme
Zëvendës presidenti i Milanit Adriano Galliani ka zbuluar se Barcelona është e gatshme ta shesë Zlatan Ibrahimovicin dhe e ka pranuar se lojtari ka kërkuar ti bashkohet Rossonerve për sezonin 2010/11 dhe e ka pranuar se ai ka folur më herët me sulmuesin Suedez.
Duke folur për Milan Channel sot Galliani kishte thënë: “Ibra dëshiron të vijë në Milan, Barca është e gatshme ta shesë atë.”
Galliani më herët e kishte pranuar që transferimi i ish-lojtarit të Interit do të jetë mjaftë i komplikuar.
“Ne do të takohemi me Barcelonën nestër ( E Enjte) në oren 12,” tha Galliani. “Transferimi do të jetë shumë i veshtirë dhe mund të jetë shumë i shtrenjtë. Nuk e di nëse do të mund ta marrim atë, por do të provojmë.
Asnjë nga lojtarët e Milanit nuk do të shkoje në Barcelonë si shkembim. Ne po punojmë që ta marrim një yll në Milan.”
Galliani kishe pasur një drekë me presidentin Sandro Rosell sot dhe pas takimit ai i tha shtypit: “Unë do të qëndrojë nestër në Barcelonë pasi që negociatat tashmë kanë filluar dhe ne mund ti vazhdojmë ato.
“Nuk ka ende ndonjë gjë pozitive ose negative. Ne kishim nje drekë dhe ne kemi filluar të flasim, por ka ende shumë kohë.
“Ne duhet të presim shumë para se ta përmbyllim marrveshjen. Unë dua ta marr Ibrën me veti në Milan”
Galliani nuk ka elaboruar për te treguar detajet e takimit me krerët e Blaugranve por ka konfirmuar se bisedimet mund të zgjasin tërë javën dhe ai është i pregaditur për këtë.
“Nëse ka nevojë unë do të qëndrojë këtu deri më 31 Gusht,” tha ai.
Për këto marrveshje foli edhe agjenti i Ibras, Mino Raiola.
“Ende asgjë nuk është vendosur. Ne do ta dimë situaten më 1 Shtator,” tha Mino Raiola. ” Janë vetëm tri klue që janë në gjendje ta marrin Ibran: Milani, Machester City dhe Real Madridi. Këto klube janë të vetmet që mund të konkurrojne për Ibran.
“Zlatani do të jetë ai i cili vendos dhe do kalojë aty ku ai dëshiron të shkojë.”
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, beson se lojtari do të shkëlqente në San Siro dhe tha,” Zlatani është një lojtar i madh, por ai do te ishte më i lumtur në Itali sesa në Spanjë. Nëse i bashkohet Milanit ai do të ketë një sezon të mrekullueshëm.”
Lajmi i fundit – nga Spanja: Ibra lojtar i Milanos!
Sipas mediave nga Spanja, Zlatan Ibrahimoviç do të jetë një lojtar i Milan.
Marrëveshja në mes të palëve, është arritut
pas ndeshjes së trofeut Katalunas.Detajet e negociatav janë ende të
fshehta, por mund të zbulohen sot ose të premte.
Guardiolla i përgjigjet sulmeve të Zlatanit
Guardiolla kishte dhënë një deklaratë të gjatë për tiu pergjigjur Suedezit po duke mos i treguar arsyet se pse ata nuk kishin folur për gjashtë muaj. Ai tha se klubi do ta analizojë tregun në ditën e ardhshme duke bërë me dije që Ibra do të largohet menjëherë dhe se Milani është ekipi që pretendon më së shumti për të.
“Nëse unë i kam foluar atij vetëm dy herë në gjashtë muaj, kjo duhet të ketë ndodhur për një arsye,” tha trajneri i Barcës për shtypin.
“Gjithmone ka arsye për gjëra të tilla. Unë jam shumë komunikativ dhe kam folur me të për 45 minuta, nuk ishte një bisedë e tensionuar.
“Unë kam arsye mirpo nuk do të flas për të tani. Insistoj. Për të mirën e klubit është mirë që të mos them asgjë.”
Guardiola ka sugjeruar se këtë e ka shkaktuar personaliteti i Ibras :
“Gjithnjë është një lojtar dhe një person që vie i pari. Unë jam trajner i Barcelonës jo i një lojtari.
“Unë nuk kam problem me sjelljen e tij në training. Ai ka një shembull të profesionalizmit në punë, por atje gjithmone është një person që vie i pari.”
“Ne falsim të qetë dhe ne do ta studiojmë pse ai nuk qendroi të festojë pas fitores nga Milani. Ne do të shohim më 31 Gusht. Ne jemi të matur dhe e dimë arysen pse, por unë do të them më vonë,” tha 39 vjeqari.
“Tregu i transferimeve është i hapur deri më 31 Gusht dhe unë nuk do të sqaroj tani. Nëse ai qëndron këtu, është detyra ime që ta rikuperojë nga këto gjera. Varet nga situata se qfarë ndodh.
“Situata e Ibrahimovicit nuk ka të bëjë asgjë me atë të Eto’o.”
Guardiola përfundoi duke iu përgjigjur komenteve të Raiolas që i kishte thënë se ai nuk është perfekt:
“Ai ka bërë deklarata. Ne duhet të jetojmë me to. Ai është i lirë të komentojë. Unë do ti përgjigjem më vonë dhe ai e din pse.”
Pas Ibrahimovicit, Milani nuk ndalet, Robinho në radhë
Vërtetë është për tu quditur me Berlusconin, mirpo siq duket Ibra nuk do të jetë transferi i fundit dhe i madh për Milanin në këtë sezon.Galliani kishte deklaruar se Milani nuk është duke e shikuar vetëm Ibrahimovicin si mundësi për transferim në këtë verë.
Galliani kishte planifikuar të shkojë në Barcelonë së bashku me Braidan, mirpo ky i fundit kishte qëndruar në Itali që të niset më vonë drejt Anglisë. Kjo për shkak që të shikojë mundesitë që ta transferojë të palumturin në M.City Robinhon.
Robinho më herët kishte deklaruar që ai do te luaj në Spanjë ose Itali dhe si duket klubi Italian nuk do të zbrapset. Milani sigurisht do të mundohet që Robinhon ta marrë si huazim me të drejtë blerje dhe Robinho do të duhej të pranonte një ulje të pagës për shkak se Milani nuk mund ti ofrojë pagë të madhe.
Sigurisht që nëse Robinho vie ,Borriello ose Huntelaar do të largohet ndoshta të dy-të për të krijuar hapsirë dhe sigurinë financiare për lojtarët e rinjë.
Transferi i Robinhos ende është ne fazat fillestare por nëse del të jetë i sukseshëm, vërtetë Allegri do të ketë punë ti komponojë Ronaldinhon-Ibrahimovicin-Paton dhe Robinhon.
Ibra nesër lojtar i Milanit? Raiola mendon ndryshe
Vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Ibrahimovic. Sipas pohimeve të fundit nga Spanja, sulmuesi suedez mund të zyrtarizohet jo më larg se nesër si lojtar i Milanit.
Thuhet se Adriano Galliani dhe Sandro Rosell kanë arritur marrëveshje për huazimin e Zlatan Ibrahimovic, ndërsa gjithë kjo u bë dje gjatë trofeut Gamper.
Rossoneriblog spekulon tani se Ibra mund të bëjë zyrtarizimin si lojtar i Milanit, jo më larg se nesër. Mbetet të shihet se si do të përfundojë saga Ibrahimovic, ndërsa për më të rejat qëndroni me ne.
Sidoqoftë, deklarata e fundit e agjentit të Ibrahimovic, Mino Raiola, është kontradiktore krahasuar me ato të mediave italiane, pasi që për Raiolan marrëveshja është larg arritjes.
“Janë negociata të vështira, pasi që të dyja klubet janë larg arritjes së saj. Ibrahimovic është duke i përcjellur zhvillimet, por ne jemi ende në fazën nxehëse. Do të jetë një javë e gjatë kjo, e përbërë nga bisedime dhe takime të shumta, por fatmirësisht Ibrahimovic nuk është te një klub që ka kërkuar largimin e tij”, theksoi Raiola.
Nese dështon ibra alternativë: Robinho
Ariedo Braida, që nuk gjendet në Barcelonë me Gallianin nuk ka qëndruar në Itali, për të trajtuar kalimin e Adiyiah në Reggina, por u nis për në Mançester për të gjetur një marrëveshje me brazilianin Robinho (26),opsioni tjetër në rast se
Ibrahimoviç nuk arrijë në AC Milan është Robinho .Pra Tifozët Rossoner, edhe në rast se ish-lojtari i Interit nuk do të transferohet, mund të jene te qete pasi mund ta marrin brazilianin, mardhëniet jo te mira me trajneri aktual Roberto Mancini kan bër që ai
te largohet nga Manchester cyti .Bastisje e suksesshme nga ana e Drejtorit
i Përgjithshëm i cili është në Angli, u konfirmua edhe nga fjalët e Adriano Galliani
i cili është në Camp nou.
Ronaldinho: “Unë i thashë se Ibras do të jeshë i mirëpritur” në Milano
dinho, si kaluat natën e fundit tek Barcelona?
“Është e pamundur të shpjegojë atë që kam ndjerë natën e
fundit në kthimin në Camp Nou. Unë pashë shokët e mi pas
kaq shumë kohë. Barcelona është një ekip që e dua, çdo gjë
ishte fantastike.
Në të kaluarën kam pasur mundësi për t’u bashkuar me një
kompani aq të rëndësishëm sa Barcelona pas ardhjes time ekipi ka
filluar një cikël të ri dhe unë jam shumë i lumtur për këtë.Natën e fundit para lojës qka biseduat me Ibrahimoviç .
Çfarë ju tha? “Ne biseduam për asgjë në veçanti. Tani
për tani të gjithë po flasim për ibran, i thashë atij se në qoftë
se ai do vijë ndonjëherë në Milano për mua do të ishte i mirseardhur
dhe do të ishte një kënaqësi të luajtur me të. Tani jemi në pritje se
qfar do te ndodhë .” Le të flasim për Milan.
“Edhe pa Ibrahimoviç Milan është një ekip që punon shumë, në të vërtetë
duam të fillojm sezonin mirë me fitore. Të gjithë lojtarët janë shumë
të motivuar dhe për këtë gjë mua më bën të lumtur.
Personalisht unë dua që të fitojë tituj me AC Milan dhe tani fillon puna
ime për të ndihmuar ekipin të fitojë.
sezonin e kaluar kemi luajtur mirë, ne hupëm mundësinë për të fituar Scudetto.
Në kampionat ka ekipe shumë të forta në , por Milano mund të luaj shumë më
mirë këtë sezon.
Zanetti: Ibra te Milani? Nuk më intereson!
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, është treguar indiferent për mundësinë e kalimit të ish-sulmuesit Nerazzur, Zlatan Ibrahimovic, te rivali i përbetuar i qytetit, Milani.
“Ibrahimovic te Milani? Nuk ka efekt në mua. Në futboll sot çdo lojtar merr vet vendimet e tij dhe ato duhen pranuar. Ne jemi të fokusuar vetëm në vetvete”, theksoi ‘Il Capitano’.
Telenovela “Ibracadabra”, Galliani: Është i Milanit me 50%
Adriano Galliani dhe Mino Raiola u ngjitën në bordin e një Mercedes Clk 320, ngjyrë gri për të takuar futbolistin suedez Zlatan Ibrahimovic, dhe për ta bindur për marrëveshjen me Milanin. Ka hyrë në një fazë kulmore telenovela “Ibracadabra”, dhe administratori i Milanit e mendon 50% të mbyllur.
“Tratativa është e vështirë por unë nuk lëviz kollaj. Borriello do të qëndrojë te Milan dhe nuk do të përfshihet në marrëveshje, ndërsa për Huntelaar është gati kalimi te Schalke. Robinho është alternativa e Ibra, por ne duahm vetëm suedezin” tha Galliani.
Edhe agjenti i futbollistit, Mino Raiola foli pas takimit me drejtuesit e Barcelonës. “Për momentin jemi në hapat e parë. Për të arritur te 100 milionë Euro, duke nisur nga 1 Euro, ka shumë rrugë”.
Por sipas burimeve pranë Ibrahimovic, ai do të ulë pagën nga 12 në 10 milionë neto, për të luajtur me Milanin.
Milan-Ibra – Të rejat e fundit: Galliani kofirmon marrëveshja e përhershme është i vetmi opcion; Barcelona pranon bisedimet mbi kushtet personale
<
strong>-Takimi dyorësh largon dyshimet.
-Vetëm marrëveshja permanente është i mundshëm.
-Ibra i gatshëm të pranoj ulje të rrogës. Edhe Raiola e konfirmon këtë.
-Galliani mbetet i bindur për mbylljen e marrëveshjes.
Tratativa e Milanit për të transferuar sulmuesin e Barcelonas Zlatan Ibrahimovic është dëshmuar e dobët, e thellë dhe delikate deri tani, por Adriano Galliani shpreson të shkëlqejë një dritë e re për një raund të dytë të bisedimeve me gjigandët katalane dhe agjentin Mino Raiola.
Tensionit është duke rrethuar Camp Noun pasi Raiola hodhi poshtë mundësinë e marrëveshjes duke thëne se Milan dhe Barcelona janë ‘larg’ nga arritja e saj.
Por, i vetëdijshëm për vështirësinë e transferimit, Galliani mbetet i sigurt nga pretendimet e agjentit dhe ai është i gatshëm ta bëj lëvizjen duke marrë parasysh raportet e fundit se Ibra mund të pranoj një ulje rroge e cila deri tani ka mbajtur larg marrëveshjen.
Faktikisht Galliani ka nxituar ta bind lojtarin për t’iu bashkuar Milanit, pasi thuhet se marrëveshjet mes trajnerit Pep Guardiolas dhe lojtarit nuk ishin të mira.
“Lojtari dëshiron t’i bashkohet Milanit”, deklaroi Galliani për Marca.
“Barcelona po pret të kuptoj, por operacioni është i vështirë për shkak të pagës së lojtarit”.
Galliani ka mundësi të punojë në lidhje me këtë sipas Sky Sport Italia të cilët pretendojnë se Ibrahimovic është duke marrë parasysh një ulje të rrogës – një qëndrim të kundërt me atë që Raiola ka thënë më parë se klienti i tij nuk do të pranonte më pak.
Zërat italiane pohojnë se nuk ka vend për të rikuperuar dhe se bisedimet do të vazhdojnë, pavarsisht nga kundërshtimi i agjentit.
Zërat gjithashtu përfshijnë huazim një vjeqar me të drejt blerje të përhershme, huazim dy vjeqar me të drejt blerje të përhershme, ose transferim të përhershëm.
Por, Galliani tashmë ka reaguar me hipoteza, duke pretenduar se nuk do të ketë marrëveshje për huazim, vetem të përhershëm.
Pas takimit ai iu tha gazetarëve: “Të dyja Barcelona dhe Milan kanë sqaruar pozicionet e tyre përkatëse dhe në këtë pikë ne jemi duke punuar mbi një marrëveshje të përhershme”.
“Nuk ka huazim, rruga është e gjatë dhe mund të them se një marrëveshje mund të arrihet me 50% shance. Unë dua të sqaroj se Marco Borriello nuk është në shitje, por ka një marrëveshje për Huntelaarin”.
Kjo ka lënë Raiolan të rishikoj pozicionin e tij pasiqë marrëveshja kryeson ndaj zhvillimeve pozitive me një kontratë katër vjeqare e pëlqyer nga sulmuesi.
“Ka gjëra në tryezë, ne kuptojmë gjithqka tani. A do të pranoj ai një ulje të pagës? Askush nuk do të pranonte, por në disa raste kjo mund të ndodhë”.
Raiola dhe Galliani pritet që tani ta takojnë lojtarin për të diskutuar rreth kushteve personale më vonë.
“Galliani është i lirë të negociojë me lojtarin lidhur me kushtet personale”, tha Rosell.
Konfirmimi i Raiolas se klienti i tij mund të pranoj një ulje të rrogës për të kompletuar transferimin i shton me shumë peshë Milanit.
Ndërkohë, në një mbledhje senzacionale të tregut të Milanit, Sky Sport 24 pretendojnë se Robinho ka rënë dakord për t’u bashkuar me Rossonerët pasi Ariedo Braida u takua me brazilianin të mërkurën, duke sugjeruar një alternativë është duke u mbrojtur. Galliani gjithashtu e ka konfirmuar këtë. “Robinho është alternativë”, tha ai.
Galliani do të qëndrojë në Barcelonë për të negociuar deri në ditën e fundit të merkatos.
Agjenti i Ibrahimovicit, Mino Raiola, ka deklaruar se cilido klub mes Milanit dhe Barcelonës nuk e përfshin suedezin në radhët e tyre për sezonin e ardhshëm, ata do të provohen, sipas tij, se janë ekip i pakënaqur.
Raiola deklaroi se: “Do të ketë një ekip të lumtur dhe një tjetër djall të dështuar”.
“Ekipi i djallit të dobët do të jetë ai që e humb Zlatanin sepse edhe në këtë unë nuk jam objektivi, ata do të humbin pa dyshim lojtarin më të mirë në botë për pozicionin e tij”.
Negociatat mes dy paleve janë në vazhdim.
Moratti: Ibrahimovic duhet të qëndrojë në Barcë
Presidenti i Interit Massimo Moratti nuk dëshiron ta shohë ish lojtarin e Interit ti bashkohet Milanit për arsye të qarta.
Suedezi u largua nga Interi pasi kishte fituar tri Skudeto. Ai përjetoi një formë të mrekullushme tek bardh e zinjtë para se ti bashkohej Barcelonës.
Ibrahimovic nuk është i dëshiruar në Camp Nou dhe Milani po mundohet ta kthejë atë në Itali.
“Ai ka bërë gjëra të mrekullueshme për ne dhe unë ende e konsiderojë atë si pjestar tonin,” tha Moratti.
“Unë kam kaluar nëpër shumë gjëra si për Ronaldon dhe Vierin, madje Ibra është më i ri dhe në kulm të karrierës.”
“Mua më pilqen ai dhe do të dukej e quditshme po të kalonte ai në Milan, por unë shpresoj se ai bënë atë qfarë është më e mira për të…kjo i bie që ai të qëndrojë në Barcelonë.”
Ai foli edhe për shortin e Milanit në Ligën e Kampionve :
“Megjithatë, duket se grupi i Milani nuk është aspak i lehtë,” konkludoi ai.
Ibra do të vendosë nesër për të ardhmen e tij
Sulmuesi i Barcelones Zlatan Ibrahimoviç do të tregojë nesër se e ka ndërmend për t’iu bashkuar Milant, ”Tha agjenti i tij Raiola.
Sport MEDIASET ka kuptuar se Milani është duke punuar për një transferim prej 40 milion € të cilën do ta paguante për tre vite.
Barcelona do të marrin 15 milion € që në fillim, 15 milion € tjera në verën e ardhshme dhe një këst përfundimtar prej € 10 milion në vitin 2013.
MEDIASET gjithashtu pohon se Milani ka kërkuar nga Ibrahimoviç për t’i dhënë atyre një përgjigje nga e premtja, ” Tha agjenti i tij.
“Zlatan do të merr një vendim për 24 orë,” tha ai.
“Kjo është një zgjedhje e delikate, por të premten ai do të bëjë shënimin e vendimit të tij dhe do tu përgjigjet Milanit, ” përfundoi Raiola.
Moratti: E prisja Mourinhon, urime Milanit për Ibrën
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pak pas përfundimit të tërheqjes së shortit të Ligës së Kampionëve, ka deklaruar se ai e ka pritur që Jose Mourinho të përballet ndaj Interit në duelin ‘klasik’ siç e quan bosi Nerazzur.
“Në përgjithësi është short i vështirë. Grupe të vështira për ne dhe Milanin. Barcelona e ka më të lehtë, por në futboll, kurrë mos thuani kurrë. Ne do të luftojmë për kualifikim”.
“E prisja Mourinhon, pasi që ky do ishte një duel klasik. Natyrisht, nuk do të jetë ndeshje e lehtë për Milanin”.
“Ibrahimovic te Milani? Ata do të bënin blerje të mirë, natyrisht për ne do ishte zhgënjim pas gjithë kënaqësive që Ibra na ka dhënë. Por, futbolli sot është i tillë, urime të gjithëve”, ka thënë Moratti.
Galliani: Gjithqka është shtyrë për nesër
MILAN – Zëvendës Presidenti i Milanit Adriano Galliani e ka komentuar takimin e sotëm të pasditës me kryesinë Blaugrane dhe me presidentin Sandro Rosell:
“Ne kemi biseduar dhe diskuar rreth kushteve. Ne e dimë pozicionin e Barcelonës dhe ne do ta konsiderojmë atë. Ne i kemi shtyrë gjërat deri nestër ose pas nestër, mbi të gjitha, tregu i transferimeve është i hapur deri të Martën.
Unë do të qëndrojë këtu, nuk do të shkojë në Monte Carlo dhe unë mendoj se nuk do të vijë në San Siro për ndeshjën e së Dielës gjithashtu. Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne do ti shfrytzojmë të gjitha forcat për Ibrahimovicin. Unë do të thosha se kemi 50 % shancë që ta marrim atë. Ndërkohë alternativë do të ishte Robinho.
Unë do të dëshiroja të tregojë se Borriello qëndron në Milan, përderisa për Huntelaarin ne jemi duke negociuar me një ekip tjetër. Ne do ta shohim. Tani unë do të flas me Ibrahimovicin, pasi unë jam i autorizuar nga presidenti Rosell.”
Live : Milan–Ibra, (dita e dytë)
22:10 – Siq raportohet nga TV3 Catalan, antaret e Barcelones i kane kerkuar Rosellit nje blerje menjehere me shitjen e Zlatan Ibrahimovicit. Duket se presidenti blaugran ishte ne gjendje ta huazoj Zlatanin ishte sjellja e tij pas trofeut Gamper, e ka nervozuar kryesine dhe e kane hjekur mundesine e huazimit nga tavolina.
21:24 – Nga Lioni ka ardhur nje oferte e majme per Mathieu Flaminin. Flasim per nje oferte prej 10 deri 15 milion eurosh, para te cilat Milani mund ti perdore per ti rifreskuar negociatat per Ibrahmovicin.
19:55 – Katerdhjet milion euro, me nje kontrate te mbetur kater vjeqare prej 8 milion euro/ sezon per Ibran. Keto jane themelet mbi te cilat po punohet per ta blere suedezin nga Galliani. Ende shume i shtrenjte dhe operacion shume i komplikuar, per shkak te transferimit te Huntelaarit (14 milion per Milanin) dhe ndoshta nje shtytje nga Flamini.
Per ta radhitur: Milani do ti’a paguaj Barcelones 40 milion ne tri keste 15+15+10 milion, perderisa Raiola dhe Ibrahimovic kane arritur ta ulin pagen deri ne 8 milion/sezon (nga 12 milionet e famshem te cilat Ibra do ti fitonte vetem me ane te bonuseve), me kontrate qe do te zgjaste deri ne vitin 2014. Saktesishte 5.6 milion me shume te cilat Milani do ti marre me sakrificat e Flaminis(5.5) dhe Huntelaarit (3) milion. Per holandezin bisedimet ne mes te Milanit dhe Schalkes kan vazhduar, ata kan ofruar 13 milion, kurse Milani do te mundohet te marre diq me shume. Francezi eshte ende ne negociate, por ekipet e Premier Liges jane te gatshme qe te ofrojne 8-9 milion per te. Flamini njihet se transfer qe i kishte kushtuar Milanit 0 euro.
19:26 – Zlatan Ibrahimovic nuk kishte shkuar ne sesionin e trainingut te Barces qe kishte filluar ne ora 19. Kjo eshte edhe nje deshmi qe negociatat jane ne nje nivel shum te avansuar.
19:10 – Zlatan Ibrahimovic, siq raportohet nga Sky Sport 24, i ka pasur 24 ore kohe per ti’u pergjigjur ofertes se Milani. Ai ne agjende ka nje dark me Gallianin.
19:00 – “Nuk do te kete ekip te lumtur dhe jo te lumtur. Zlatan Ibrahimovic eshte sulmuesi me i mire ne bote ne rolin e tij.” Mino Raiola nuk e ka humbur balancin e negociatave ne mes te Milanit dhe Barcelones per Ibrahimovicin. “Ne duhet ti bejme vlersimet tona, por klubet ende nuk jane marre vesh,” thot agjenti i Ibras, i cili nuk i perjashtone mundesite per klientin e tij. “Mund te ju them se Milani qarte eshte e interesuar per lojtarin, mirpo ka edhe ekipe tjera te cilat e deshirojne lojtarin.” Guardiola? “Ai eshte trajner i mir i cili punon shume dhe din si ti zgjedh situatat,” shtoi ai ne menyre ironike.
18:28 – Lajmet e fundit nga Spanja, thojne se ne Adriano Galliani do te kete nje darke ne shtepine e Zlatan Ibrahimovicit ku pjesmarresh do te jete edhe agjenti i lojtarit Rossoner, Mino Raiola.
17:16 – Bazuar ne raportet e shkruara deri me tani, Zlatan Ibrahimovic eshte pajtuar qe te marre page me te vogel per rreth 20-25 %. Nderkohe, Suedezi mund te pregaditet per Milanello pasi te Dielen do te luaj kunder Lecces.
16:29 – Adriano Galliani pas takimeve te pasdites tha :” Negociatat po vazhdojne. Ibrahimovicin do ta shoh prap pas traingut me Barcelonen qe fillon ne ora 19.”
16:22 – Siq raportohet nga Sky Sport 24, Holandezi ka folur ne telefon me trajnerin e Schalkes 04 Felix Magath. Huntelaari e ka lene te hapur mundesine e kalimit ne Gjermani duke tehne: “Do te shoh”.
16:09 – Galliani nuk do te shkoje ne Ibize. Mengjaeri Rossoner deshiron qe ta mbylle marrveshjen qysh nester me qellim qe Ibrahimovic te jete i gatshem per te Dielen mbrema kunder Lecces.
16:07 – Mediat pretendoje se Barcelona do te perfitoje 30 milion Euro, e paguar ne tri menyra nga Rossoneret.
15:45 – Ka perfunduar takimi ne mes te Gallianit, Raiolas dhe Ibrahimovicit. Galliani dhe Raiola jane kthyer ne veture pa dhene ndonje deklarate.
15:40 – Bazuar ne raportet e Alexander Alciato, Rosell i ka thene Gallianit qe ta therrase ate nese Milani arrin marrveshje me Ibrahimovicin. Presidenti eshte i gatshem te kthehet nga Ibiza ne qdo kohe per ta nenshkruar marrveshjen.
15:37 – Galliani dhe Raiola jane duke daluar daluar nga shtepia e Ibrahimovicit. Ibrahimovic do ta pranoje zvoglimin e rroges dhe do te shkoje ne Milan. Mbeten te shihen detajet ne mes te Milanit dhe Ibrahimovicit.
15:18 – Presidenti Rosell eshte larguar nga Barcelona, pa bere kurrfar deklarate. Ai e ka lajuar takimin ne mes te Gallianit, Raiolas dhe Ibrahimovicit, takim ky i mbajtur ne shtepine e Ibrahimovicit.
15:14 – Huntelaar e ka pranuar oferten e Schalke 04. Pas nje historie te gjate te refuzimeve Holandezi po largohet nga Milani, i cili eshte i bindur qe te shkoje tek Schalke per ti’u bashkuar Raulit. Me Huntelaarin ne Gjermani, Milani i ka te gatshme edhe 15 milion tjera per Ibrahimovicin nga shitja e Huntelaarit.
15:08 – Sandro Rosell niset per ne Ibiza, perderisa Galliani do te takohet me Ibran. Milani e ka kuptuar se Ibra do ta pranoje uljen e pages. Galliani eshte optimist per marrveshjen me Barcelonen.
15:00 – Adriano Galliani dhe Mino Raiola hypen ne Mercedes CLK 320 te hiret dhe shkuan te flasin me Ibrahimovicin. Galliani tha: “Deri me tani nuk kam pasur kontakt direkt me lojtarin, une po shkoj tek ai.”
14:56 – Arrijne detaje te reja nga takimi i mbajtur me Rosell dhe Gallianit. Sipas raporteve te fundit, Milani i ka ofruar Barces dy menyra te pageses .
14:27 – Raportet e fundit qe vijne nga Milan Channel thojne qe Mino Raiola dhe Adriano Galliani kane shkuar ne rezidencen e Ibrahimovicit per te biseduar.
14:10 – Agjenti i Ibras, Raiola, ka thene : “Ulja e pages nuk eshte e mire, mirpo nganjehere eshte e domosdoshme per te kompletuar marrveshjen.”
14:08 – Rosell, siq raportohet nga Sky Sport 24, eshte pajtuar qe Milani te takohet me Ibren per ti diskutuar detajet.
14.04 – Siq raportohet nga Alexander Alciato, Milan ka arritur marrveshje me Robinhon fale misionit te Braidas ne Manchester. Kjo ka qene e konfirmuar edhe nga Galliani, mirpo per momentin Ibra eshte zgjidhja e pare.
13:56 – Galliani foli pas daljes nga takimi: “Edhe Barcelona edhe Milani i sqaruan idet e tyre. Ne kete pike te dy kompanite e deshirojne nje transferim te plote, une do te thoja qe marrveshja edhe kryer per 50 %. Me lejoni te sqaroj se Borriello dhe Huntelaar nuk jane pjese e negociatave.”
13:56 – Galliani per Gazzetta.it: “Negociatat kan arritur ne 50%.
13:54 - Ka mbaruar takimi
13:28 – Sipas disa burimeve te aferta me lojtarin, Ibrahimovic do pajtohet qe pagen e tij nga 12 milion/vit ta reduktoje ne 10milion/vit vetem e vetem qe te kaloje tek Milani.
13:14 – Siq raportohet nga disa media nga Katalunia, mbreme Mino Raiola dhe Adriano Galliani mund te jene takuar dhe pajtuar per strategjine e transferimit te Ibrahimovicit te Milani.
Nje shok i Ibras ka deklaruar: “Ibra eshte i gatshem te shkoje te Milani. Ai nuk deshiron qe te ulet ne banken rezerv te Barcelones.”
13:06 – Galliani kishte deklaruar para takimit: Lojtari deshiron te vie, ne jemi te gatshem te negociojme mirpo operacioni eshte shume i veshtire per shkak te pages se Suedezit.
12:55 – Ju do te mesoni me shume detaje ne lidhje me deshiren e te dy klubeve per ti vazhduar negociatat. Galliani i ka ofruar Rosellit ti vazhdojne negociatat nese eshte e nevojshme edhe ne Ibiza, ku e ka planifikuar ai te shkoje. Nga ana e tij, menagjeri i Rossonerve ka dhene pershtypjen se ka mundesi per nje konkulzion para vikendit.
12:52 – Bazuar ne raportet e gazetarit Carles Escolanía, Raiola dhe Galliani kishin pasur nje takim se bashku mbreme pas trofeut Gamper per te biseduar rreth strategjise se negociatave.
12:24 – Kane arritur zyrtaret e Barcelones dhe gjithashtu edhe administratori i zevendes presidentit per sport, qe ishte prezent edhe ne takimin e djeshem.
12:20 – Alexander Alciato, i ka derguar Sky Sport nje ngjarje te rendesishme: Ne mbremje, Zlatan Ibrahimovic ishte ne gjendje te pranoje zbritje te pages, mirpo nuk dihet per sa. Milani dhe Bara per momentin jane duke tentuar per huazim te lojtarit.
12:15 – Cristina Cubero, gazetare e El Mundo Derportivo, ka foluar me Sky Sport, per qeshtjen Ibrahimovic dhe ka thene qe nuk ka asgje te re ne lidhje me raportet e tij me Guardiolen vetem se ai nuk ka folur me Guardiolen si dhe i pa prishur raportet me lojtaret tjer pas ndeshjes se mbremshme. Sidoqofte, reporterja e ka konfirmuar oferten e pare te Milanit, huazim te lojtarit duke paguar gjysmen e rroges, e refuzuar nga Rosell.
12:09 – Galliani i pyetur per Ibran, tha :” Nuk eshte koha te komentoj fjalet e askujt.” Raiola megjithate tha se ai nuk e di asgje per deklaratat e Ibrahimovicit rreth Guardioles.
12:06 – Madje edhe Mino Raiola agjenti i Ibrahimovicit, eshte prezent ne takim.
12:04 – Ne zyrat e Barcelones, ka filluar takimi ne mes te Rosell-it dhe Adriano Gallianit.
Lirim Perçuku
Twitter: @lirche
Facebook: lirim.percuku



















shum mir qe e keni permbledh krejt
Bravo be
Te NDERUAR FALEMINDERIT per gjithe punen qe po e beni, dhe besoni apo jo jeni bere zedhenesi i AC MILAN per gjuhen Shqipe, duhet qe sa me teper te i beni reklam kesaj punes suaj sepse do ju shpaguhet binduni. Nuk e di qfar moshe jeni apo kush jeni vetem se JU LUMTE shume shpejte permes keti Webi shpresoj te behet nje grumbullim sa me i madh i tifozeve te shumte qe ka neper Shqiptari, kam punuar per disa vite ne Gazetari dhe e di qe me e lodhshme eshte puna e permbledhjes se informatave nga burime te ndryshme se sa te perpilosh vete nje raport/artikull, sepse ketu nuk duhet harruar perkthimi dhe adaptimi, por me sa duket per ju eshte shum e let sepse po postoni shume shpesh….RESPECT
p.s Nje verejtje e kisha pas vetem qe fjala Nester te zavendesohet me Neser pa “t” sepse kam hasur shume shpesh ne te…Me falni
Flamnderit per komplimentin rossoneri.gj.
Siq e kemi cekur “ACMilan-Shqip është një web sajt jo zyrtarë i krijuar nga një grup tifozësh të Milanit në mënyrë që ti bashkojë të gjithë dashamirët e futbollit e në veqanti Milanit për të diskutuar dhe për ti shprehur mendimet e tyre. “.
spari te falenderojm ty dhe gjith tifozve qe po e vizitoni këtë webfaqe qe po na jepni përkrahje gjithmon besoj qe ne do të vazhdojm me këtë ritëm flm edhe nihere
une vetem kisha desh me ju falemenderu per informatat qe po i jepni per ac milan in dhe qre po tregoni per transferet qe po behen ,
sps gjithashtu edhe na juve qe po e vizitoni ket webfaqe
Faqja juaj me pelqen shume,dhe jeni shume te sakte ne lajme dhe te shpejt .Respekt ROSSONERI nga Lugina e Presheves
(Bujanoc).