Ronaldinho dhe Berlusconi janë fajtor për largimin e Kaka-së ! Erdhi Ronaldinho, i preferuari i Berlusconit, u larguan Ancelotti dhe Gourcuff. Pato e humbi vendin në Kupën e Botës për shkak se Ronaldinho i’a kishte zënë vendin natyral të tij. Pirlo dështoi sepse tani aksionet i fillonte Ronaldinho. Mbrojtja dështoi për shkak se Ronaldinho nuk vraponte ti ndihmonte ekipit. Kaka e pengonte Ronaldinhon dhe u shit. Vërtetë ?!
Kjo është një klishe që po e dëgjoj në qdo anë, ndoshta nga dhimbja e plageve ende të pashëruara për shkak largimit të Kaka-së apo nga mungesa e informacioneve apo edhe nga mëria që kanë në lidhje me mos investimet në skuadër.
Pse u shit Kaka ?!
Jo për shkak të Ronaldinhos !
Jo për shkak të lëndimeve !
Thjesht. Për shkak të borxheve. Siq edhe keni pasur mundësi ta lexoni artikullin tonë special në lidhje me financat dhe krizën e Milanit, arsyea pse është shitur Kaka ishte për shkak të borxheve.
E tërë kjo ndodhi dalë ngadal :
1. Milani ishte në borxh të madh dhe Silvio nuk ishte më i interesuar që ta paguaj këtë borxh.
2. Finivest bënë presion të madh në Gallianin për ta fshirë këtë borxh pasi që ata nuk e kishin ndërmend ti’a pagunin Milanit këtë borxh.
3. Galliani kishte dy mundësi : Ta shes gjysmën e ekipit dhe lojtarët si Oddo, Kaladze, Jankulovski, Zambrotta, Pirlo, Gattuso etj etj …për ta arritur shumën e borxhit, apo mund ta shiste Kakan. Ai bëri atë qfarë ishte më logjike.
4. Manchester City u kontaktua dhe u pyten nëse ata ishin të interesuar për Kakan, ata thanë po.
5. Ne u munduam ta shesim atë tek City dhe Kaka në atë kohë u shokua duke mos e ditur se pse po shitej.
6. Galliani i tha atij se për ti paguar borxhet disa sakrifica do të duhet të bëheshin. Ai ose do të duhej të pranonte një ulje drastike të pagës dhe të shiteshin lojtar tjerë, apo ai do të duhej të shkonte tek Manchester City.
7. Kaka e refuzon Manchester Cityn dhe i thotë Gallianit se ai do ta lënte Milanin vetëm për Real Madridin.
8. Perez i cili ishte kandidati kryesor për tu zgjedhur si kryetar i klubit kishte folur me Gallianin dhe i tha se ata janë në gjendje ta marrin Kakan por jo për shuma të mëdha 100 milionshe.
9. Galliani e dinte se ti nxirrte 100 milion nga Kaka ishte e pamundur. Keshtu ai pranoi ofertë më të vogël për të.
10. Reali i ofroi Milanit para + lojtar si Diarra e Van der Vart.
11. Galliani refuzoi dhe tha se ai dëshiron ti paguaj borxhet pra i nevojiteshin para jo lojtarë, Perezi u pajtua.
12. Në mars të vitit 2009, transferimi u finalizua për një shumë afër 65 milion Eurosh.
13. Pas këtij transferimi ne kishim vetëm 10 milion borxh dhe Galliani priti që Berlusconi do ti investojë 50 milion në klub, si gjithnjë, kështu ai fillojë të negociojë me klube.
14. Silvio i prishi marrveshjet me Dzekon dhe Cissokon dhe tha se nuk do të ketë investime në klub.
15. Galliani i pati vetëm 15 milion për ti shpenzuar. Me ato 15 milion e bleu Huntelaarin.
Kjo ishte e tëra qfarë kishte ndodhur.
Kaka kishte kaluar një sezon nën mesatare tek Reali, tani është lënduar dhe pritet të mungojë 3-4 muaj, mendoni edhe një herë, a do ti’a vlente shitja e gjysmës së ekipit për një lojtar që më shumë nuk po luan ?!
A është Kaka legjendë e Milanit ? A e meriton emri i tij të përmendet se bashku me emrat e Maldinit,Baresit,Riveras, etj ?
Mvaret. Vitet që i kishte kaluar Kaka në dresën e Milanit ishin të pakta për tu bërë legjendë njëkohësiht ishin vitet më të mira në jetën e tij padyshim. Ai kishte dhënë shumë për klubin dhe nuk ka dyshim që është një legjendë e Milanit, këtë e tregon edhe webfaqja zyrtare e klubit.
Mirpo pytjes se a e meriton të përmendet dhe të nivelizohet me lojtaret si Maldini, nuk kemi nevoj ti përgjigjemi gjatë. JO ! Milani luan futboll për më shumë se 1 shekull. Tifozet e ri që nuk i kanë parë lojtarët e tjerë duke luajtur e thërrasin Kaka-në ikonë të Milanit, kjo për shkak se kanë pak dijeni për kohet e hershme dhe lojtarët që kanë luajtur tërë jeten e tyre në të njejtin klub.
Nëse nuk keni qenë dëshmitar i historisë dhe ndeshjeve të më hershme të Milanit, nuk keni asnjë të drejte ti harroni e mohoni më të vjetrit e ti zëvendesoni ata me të rinjtë.
Lirim Perçuku
Twitter: @lirche
Facebook: lirim.percuku



















Su dasht me shit
ncncncncncncnccnc far lojtari kan hup hala sjam tu besu
hey kush e ka qit qeta marre duhet me ju ardh far kaka far
me ronin ska shum am i mir se kaka osht teper
kaka osht deshtim pi sezonit te fundit ne milan e deri tash …mos qitni ksi sene
se marre osht///
leone a je i sigurt qe e ke kuptu ?
Pernime po quditna me disa prej juve, sidomos me disa-ve qe spo mundem me jav aprovu komentet per shkak banalitetit.
Leni andrrat.
NCNNC KENA GABU SHUM QE E KEM SHIT KTA EDHE GURGUFFIN NCNNC E MORE BERLUSCONI HAJDE MA SHITE SE SKA MA SEN PREJ TEJE
shum gabim i madh
valla prej se u shit KAKA milano ka ra nuk osht ma aj milano i fort 1 ndeshje fiton e 10 hup le bre pash ZOTEN KAKA u kan tu jav mbajt krejt lojen po e shiten ma te mirin po qa din berluskoni e galliani se para e kisha shit gjysmen e lojtarve te milanos si jankullovski e kalace e do qisi tjer e qa jan ka i vyn veq se jan ka njehen numer ne ekip se sen tjeter ……..KAKA THE BEST……….
ju lutna mos u lodhni se tash e ka pas kjo pun KAKA u shit millano ra prej forme ket sen krejt e din po spo kan qka me bo as kta fajet kryesore i ka berluskoni se tjeterkush jo as ni pik. e vertet qe kaka nashta nuk ka lujt shum ndeshje per me u barazu me malldinin amo ma e rendesishme osht psh veq 1 trofe qe e ka fitu KAKA thuja vet ata te liges se kampionve edhe malldini nuk ka kontribu kurrrrr ma shum se KAKA .
ty leone tisha than diqka po neyse prej qe erdh rronalldinjo i hamamit milano terrt spo munet me ba sen kujtohu pak kur osht kan KAKA.MORE TRULLAN PO TI SPO DISHE GJA PER MEN TUA.
walla te tham te drejten sa ka lujt Kaka milani u kan super ekip Milani po shum lendime shum nderhyrje ne Kakan e shkatrrun shum Kakan e edhe pse u shit nuk jam pishman nese i ban spaku edhe dy a tre lojtar te mir e te ri milani se i ka pas te dyt te mir edhe Kakan edhe Gorkufin
shyqyr zoti qe u shit kaka u ngjall milano hehe
Well,Kaka sosht dasht mu shit! Po, ashiqare u shit per borgje.Amo kjo i ka kushtu milanit apet se apet,e ka hup ni fuqi tmadhe! Sa per legend,nashta kaka ska lujt sa maldini,as sa masari as sa shume legendta tjera tmilanit. Spajtohna me pergjigjen “JO”te pytja se a osht legend.Osht legend!Sdmth sa vjet lun en ni ekpi,dmth sa bon per at ekip.Kaka i ka kushtu kogja do vjet milanit,i ka jep shume golla shum fitore.Tash osht kaka aj qe se meriton kit post qe thuhet se e kan bo “rossonert”,se aj nuk ka faj as per borgjet e milanit,e as per largimin e tij. Aj osht legend( asniher tu mos i perjashtu legendat e tjera),edhe osht gjithmon n zemren e secilit rossoner t vertet,trijve e tvjetrve:)
“Ai kishte dhënë shumë për klubin dhe nuk ka dyshim që është një legjendë e Milanit.”
Nuk po e mohon askush qe eshte legjend, mirpo krahazimi me Maldinin, Baresin e lojtar te tjere nuk eshte i drejt.