Sezoni i ri në Serie A është afruar dhe transferimi i Kevin Prince Boateng në formë huazimi nga Genoa, mund të jetë i fundit që Milani bënë për këtë vitë. Për një klub në situatën e Milanit, fakti se ka transferuar katër lojtar këtë vitë, tregon thjesht se nuk mjaftojnë. Në fakt, nuk është aspak gjendje e mirë.
Duket qartë se Milani në sezonin që po vie nuk ka pretendime që të luftojë pvr ndonjë trofe të rëndësishëm. Pavarësisht se prezenca e Boatengut në mesfushën e Milanit, do ti shtojë ekipit vitalitet, prap se prap prezenca e tij nuk do të jetë e mjaftushme që ta dërgojë Milanin më lartë se që ishte në vitin e kaluar.
Madje edhe qështja se pse Milani kishte nënshkruar me Boatengun ende mbetet një mister. Nuk është për shkak se ai kishte një sezon të mirë me Portsmouthin apo se paraqitjet e tij ishin tepër të mira në Kupën e Botës, spaku jo aq të mira sa për të qenë në shënjestër të klubeve më të mëdha Europiane.
Megjithatë, Milani gjeti arsye për ta transferuar Ganezin e ri dhe këtë edhe e bënë.
Por, edhe më i quditshëm është fakti se si ishte mbyllur marrëveshja për transferimin e Boatengut. Boatengu arrin në Milan, jo si lojtar i Milanit por si lojtar i Genoas i huazuar nga Genoa, klubi i cili e bleu atë me të vetmin qëllim për ta huazuar atë në Milan.
Pse Milani e zgjedhi këtë rrugë të transferimit të Kevin Prince Boateng, ende mbetet një mister.
Siq duket nga prespektiva e jashtme, Milani nga kjo marrëveshje del humbës kurse Genoa vetëm mund të fitojë. Nëse Boateng arrinë sukses me Milanin, atëherë Milani do të duhej ti paguante Genoas një shumë më të madhe se Genoa kishte paguar për Boatengun. Në këtë skenar, Genoa përfiton nga shitja e një lojtari i cili asnjëherë nuk ishte paraqitur për këtë klub.
Nëse Boatengu nuk ka sukses me Milanin, atëherë Genoa prap fiton, pasi që e kthen një lojtar me plot eksperiencë në Serie A. Milani në anën tjetër do të vuaj për shkak të formës së dobet të transferit më të madh të tyre në këtë sezon.
Koha po ik për Milanin që duhet të pregaditet mjaft mirë për të garuar më denjësisht në sezonin e ardhshëm. Kampanja e transferimeve të Milanit ende nuk është tërhiqur, dhe ende ka pak shpresë se gjerat mund të ndryshojnë para fillimit të Series A.
Njejt si në sezonin e kaluar, tifozët e Milanit më shumë duhet të jenë në ethe sesa të ngazëllyer se qka i pret në sezonin e ardhshëm.



















nese shkojm qeshtu perime as ni trofe skemi me marr
Suksese ishalla marrim ala