Home » Konferencat për shtyp » Deklarata komplete e Allegrit – 21/08/2010


MILANELLO – Konferenca për shtyp e mbajtur sot nga Massimiliano Allegri, në prag të ndeshjës Milan-Juventus, doli të jetë interesante.

Këtu është një pasqyrë e përgjithshme në lidhje me atë se si e sheh trajneri situaten në Milan: “Ekipi ka punuar mirë, me shumë intesitet dhe përpjekje. Ne kemi filluar të njihemi në mes veti. Tri ndeshjet e fundit i kemi luajtur me dy qendër sulmues dhe një sulmues prapa tyre, kurse në neshjën e neserme ne do të luajmë me tre sulmues, të cilët do të jenë Oduamandi, Borriello dhe Ronaldinho. Unë jam shumë i lumtur me ardhjen e Boatengut, i cili e kompleton mesfushën me gjashtë lojtar. Tani transferi i ri duhet të vendoset dhe i nevojitet pak kohë, ai kishte luajtur në Kupën e Botës dhe kështu ai është fizikisht më pak i pregaditur se të tjerët. Unë u them të gjithë tifozve se ekipi ka shumë për ti’u ofruar. Ka shumë dëshirë dhe entuziazëm. Ky ekip ka mjaft aftësi. Milani është një ekip i vjetër pvr shkak të numrit të trofeve të fituara jo për shkak të moshës së lojtarve. Në përjashtim të Inzaghit i cili është më i moshuari, ne kemi disa lojtar që janë 32-33 vjeqar por në ditët e sodit ata mund të japin më të mirën nga vetja. Gjithashtu ky ekip ka shumë dëshirë për të fituar. Ekipi duhet të jetë i bindur, ne kemi kampion dhe gjithashtu kemi të rinjë që po rriten. Niveli i pregaditjes fizike është i mirë, ne kemi punuar shumë dhe me intezitet të lartë. E kam parë se ekipi është i përqendruar të vazhdojë kështu. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për kualitetet tona, Milani është një skuadër plot kampion. E përsëris, ne nuk jemi të vjetër. Ne kemi shumë ndeshje para neve, ne kemi shumë dëshirë dhe dëshirojmë të shkojmë sa më lartë që është e mundur, në të tri garat.”

Trajneri gjithashtu diskutoi edhe për ndeshjen e nesërme kundër Juventusit:

“Nesër është një test i rëndësishëm. Juventusi ka ndrruar shumë, ata e kanë ndrruar identitetin e tyre dhe kanë filluar ushtrimet tri javë para neve. Kundër Juventusit ne do ta shohim Papastathopoulos së bashku me Thiago Silvan në qendër të mbrojtjes. Sa i perket Juventusit, Aquilani është një lojtar i madh, me shumë kualitet. Potencialin e tij ai ende nuk ka mundur ta shfaqë për shkak të lëndimeve. Juventusi gjithashtu e ka transferuar Bonuccin i cili është shumë i mirë. Juventusi ka shumë dëshirë që të tregojë se viti i kaluar ishte jo i zakonshëm dhe edhe ne duhet te veprojmë kështu. Përderisa Abbiati do të paraqitet nester kundër Juventusit, unë jam shumë i lumtur për Amelian i cili është duke punuar si një profesionist i vërtetë.”

Allegri gjithashtu iu pergjigj pyetjeve në lidhje me Zlatan Ibrahimovicin: “Unë nuk jam njeriu i parë që them se ai është një Kampion. Në sulm ne kemi Paton, Inzaghin, Huntelaarin, Borriellon dhe Ronaldinhon, pra kemi zgjidhje. Pavaresisht se a vie apo jo Ibrahimovici, unë jam i kënaqur me skuadrën që kam. Në lidhje me problemet e Ibras në zhveshtore? Unë e njoh Ibran për atë që ka bërë në fushë dhe jo personalisht. Njerzit së pari duhet të njihen e më pas të gjykohen. Ibrahimovic është një kampion mirpo unë i preferojë gjërat konkrete. Dhe është e qartë se unë jam trajner i Milanit dhe kështu do të flas vetëm për lojtarët e mi.”

Në lidhje me Ronaldinhon: “Ai do të luaj më mirë se në Trofeun TIM. Në përgjithësi pres nga ai që të bëjë paraqitje më të mira se sezonin e kaluar. Unë, ekipi dhe të gjithë në Milanello e presin këtë nga ai. Ronaldinho është 30 vjeqar dhe është në kulm të karrierës. Është në duart e tij të tregoj se ai ende është lojtar i madh. Për shkak se ne presim shumë nga ai, ai duhet të ndjehet se ai ka për ti dhënë shumë ekipit. Ronaldinho duhet të përmiresohet e gjithashtu duhet edhe Pato. Nëse të dy përmirsohen ne kemi mundësi të garojmë për Skudeto.”

Ne lidhje me sezonin që po vie: “Interi, Roma, Milani dhe Juventusi janë pak a shumë të barabarta, edhe pse është e drejtë që Interi të konsiderohet si favorit, ata kanë ndryshuar shumë. Secili sezon e ka historinë e vet, shumë mund të ndryshojë prej një sezoni në tjetrin. Fitorja nuk është e lehtë, është vetëm një ekip që fiton, por ne duhet të japim gjithqka nga vetja dhe ne duhet të jemi të kënaqur me atë se qfare mbërrijmë në fund të sezonit.”

Massimiliano Allegri foli edhe për lojtarët në veqanti:

PATO: “Ai ka karakteristika tjera nga sulmuesit tjerë, Huntelaar, Borriello dhe Inzaghi të cilët janë sulmues qendror. Pato na jep neve intesitet dhe aftësi, ai është lojtari i vetëm në skuadër me këto karakteristika. Duke qenë kaq i mirë në këtë moshë të re, Pato ka gjithqka që të behet lojtari më i mirë në botë. Ai duhet të përmirsohet dhe ti besojë shumë instiktit të tij.”

BOATENG: “Ai mund te luaj edhe në anën e majt edhe në anën e djathtë të mesfushës, ai është lojtari i mirë, ai e kompleton mesfushën tonë, pasi që ne do të paraqitemi me tre mesfushorë qendrorë. Është shumë e rëndesishme që ti keni gjashtë mesfushorë për të garuar në tri gara.”

HUNTELAAR: “Ai ka gjithqka për të qenë në gjendje që të luaj mirë, varet nga ai. Unë jam i kenaqur me mënyrën se si ai ka punuar, jam i lumtur për të dhe për të tjerët, edhe me ata të cilët kanë luajtur më pak. Fansat të cilët i kishin vërshellyer në Marseille? Unë kam lexuar për atë, por unë e shoh se ai po punon mirë, edhe sot ai punoi mirë. Kur një lojtar ka personalitet dhe punon shumë ai nuk ka nevojë të mendoj për ato gjëra.”

ODDO-KALADZE-JAKNULOVSKI-ADIYIAH: “Kur unë i lë lojtarët jashtë skuadrës, une jam i pari që ndihet keq. Ata punojnë me një profesionalizëm të plotë, por une duhet ti bëjë zgjedhjet. Ne kemi 26-27 lojtar dhe është normale që unë duhet të zgjedhi në mes tyre. Këto janë zgjedhje taktike dhe unë besoj se ato duhet të respektohen për të mirën e ekipit. Ne kemi 12 mbrojtësa, katër startojnë në ndeshje, dy rezervistë dhe gjashtë mbesin të paftuar. Unë i kuptoj ata. Kush është rezervist ka mundesi të luaj, përderisa ata që nuk ftohen, ndjehen të lënë anash. Unë i shoh ata qdo ditë, dhe ky është futbolli. Gjërat mund të ndrrojnë brenda javës, mirpo zgjedhjet duhët të bëhën.”

Për fund Massimiliano Allegri tha: “Nesta dhe Pato do ti bashkangjiten grupit të hënën. Mourinho? Jo nuk do të më mungojë ai. Mua mund të më mungojë vajza ime, mund të më mungojë një grua e bukur, do te ishte e quditshme të më mungojë Mourinho.”

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

3 Responses to “Deklarata komplete e Allegrit – 21/08/2010”

  1. x-trem 21/08/2010

    berravo allegri ishalla ki me pas sukses

    Reply
  2. albionz 21/08/2010

    bravoo

    Reply
  3. bravoooooooooo allegri

    Reply

Leave a Reply