Home » Konferencat për shtyp » Deklarata komplete e Allegrit, 29-08-2010


MILANELLO – Kjo është deklarata komplete e Massimiliano Allegrit, e bërë në konferencen për shtyp, nje ditë para se Rossonerët të takohen me Leccen:

Për ndeshjën me Leccen :
“Ne duhet të fillojme mire ne kete sezon. Lecce eshte nje ekip me shume entuziazem, pasi qe jane rikthyer ne Serie A dhe defenitivisht duan te lejne pershtypje te mire ndaj nje skuadre te kalibrit te Milanit. Sa per ne, ne e kemi motivimin e duhur per te fituar, perndryshe ne jemi ne telashe.”

Per pregaditjet e ekipit :
“Ekipi ka punuar mire ne kete vere. Lojtaret kane treguar deshiren per te punuar se bashku. Ne ende duhet te rrisim nivelin e fitnesit, por gjeja me e rendesishme tani eshte fitorja ne ndeshjen e neserme, duke ditur se ne nuk kemi pasur shume fitore ne kohet e fundit.”

Per miqsoret e veres :
“Kunder Arsenalit ne kemi pasur shume gjuajtje ne gol, mu ashtu si kunder Juventusit. Ne duhet te luajm me mire para golit kundershtar, por pershembull, gjithashtu edhe mesfusha jone mund ta gjeje veten ne pozite per te gjuajtur. Sulmuesit tone duhet te jene me vendimtar, por jam i sigurt se ata do te bejne me mire. Per qdo rast, une besoj se ne miqsoret e veres ne kemi pasur mjaft goditje drejt golit.”

Per dy muajt e tij te pare si trajner i Milanit :
“Une ndjehem mire, edhe pse une nuk jam nje adhurues i madhe i konferencave per shtyp, por ato duhet te mbahen gjithashtu sepse dikush duhet te tregoje respekt per punen e te tjerve. Ketu ne Milanello, une kam gjetur mjedisin idel per pune, ekipi ka treguar gadishmeri per te punuar, gjithqka eshte ne vend per ne qe te bejme mire. Ne kemi lojtar te mire, te cilet kane fituar shume ne skenen nderkombtare, kjo eshte e qarte. Nderkohe, une e kam zbuluar anen e tyre personale, dhe per mendimin tim kjo eshte fundamentale.”

Per lojtaret ne veqanti :
“Pato po trajnon mire, ne kete menyre pritet qe ai te jete i gatshem per ndeshjen e neserme. Ne i kemi te gjithe lojtaret ne dispozicion, ne perjashtim te Flaminis dhe Oddos. Lista e lojtarve te ftuar per kete ndeshje do te behet publike pas sesionit te sotem te trajnimit.
Inzaghi? Ai eshte nje lojtar i rendesishem dhe me shume kualitet, ai gjithmone luan me entuziazem si te ishte i ri. Ai eshte nje shembull per lojtaret tone te ri te cilet duhet te hyjne ne fushe me qendrimin e duhur.”

Per Ibrahimovicin :
“Nese presidenti Berlusconi e blen Ibraimovicinm, ne te gjithe do te jemi te lumtur, sepse ai eshte kampion, i cili do ta kompletonte sulmin tone shume te forte. Sa i perket qeshtjeve administrative, klubi do te merret me to. Une vetem mund te theme, duke pare se eshte gati zyrtare arritja e Ibrahimovicit, ai do te ishte i mireseardhur dhe ne do te ishim shume te knaqur. Lojtaret dhe une, megjithate, duhet te mendojme per ndeshjen e neserme, ky eshte prioriteti yne tani. Ndoshta ne do ta festojme ardhjen e Zlatanit me nje fitore. Por edhe pa Ibrahimovicin, Milani ka fond te mjaftueshem te lojtarve per te luftuar per titull. Sulmuesi Suedes eshte lojtar per te cilin qdo trajner enderron, me karakteristikat e tij fizike dhe teknike ai do te pershtatej mire ne repartin tone sulmues.”

Per sulmuesit :
“Une ende nuk kam menduar ende per zgjedhjet ne sulm ne rast se Ibrahimovic vie. Borriello ? Ai eshte nje lojtar i shkelqyeshem, ai e ka deshmuar kete ne sezonin e kaluar gjithashtu. Per qdo rast, te gjithe do ta kene rastin e tyre per tu deshmuar gjate sezonit.”

Per mesfushoret :
“Kompozicioni i mesfushes tone varet nga takimet e veqanta. Boateng eshte lojtar i cili vrapon shume, por Seedorf gjithashtu punon shume per ekipin. Kur te gjithe lojtaret e japin me te miren nga vetja, eshte me e lehte te luajm mire.”

Per ndeshjet e kombetareve :
“Ky pushim mund ti pengoje pregaditjet tone, megjithate do te na jap neve nje jave shtese, kete here te punojme pa lojtaret qe luajn ne kombetaret e tyre. Ne fund, me qellim qe te punojme ne atmosfere te mire ne duhet ti fitojme ndeshjet para pushimit. Ne duhet ta fitojme ndeshjen e neserme.”

Per shortin ne Ligen e Kampionve :
“Grupi i Milanit eshte me fasionuesi, veqanerisht ndeshjet ndermjet Milanit dhe Real Madridit. Ndeshja jone e pare, kunder Auxerrit nuk do te jete e lehte, pasi qe Francezet jane me te pregaditur dhe gjithashtu kane luajtur ne ndeshjet kualifikuese per Ligen e Kampionve.”

Per Interin :
“Ështe e qarte se Interi eshte favorit per Skudeto, gjithashtu per shkak se ata kane fituar kater trofe ne sezonin e kaluar. Pra eshte normale qe ata te konsiderohen favorit. Ka shume faktor qe e percaktojne fituesin dhe humbesin e nje kampionati. Nerazurret mbesin favorite por ne futboll nuk ekziston ekipi qe nuk mund te mposhtet.”

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

2 Responses to “Deklarata komplete e Allegrit, 29-08-2010”

  1. albionz 28/08/2010

    Mir shum

    Reply
  2. Riad.Muhaxheri 28/08/2010

    Shum

    Reply

Leave a Reply