Lamtumira e Pirlos, i prezantuar dje nga Juventusi lë boshllëk në mesfushën e Milanit. Pikërisht në Torino, por nëpërmjet Liverpulit, mund të vijë alternativa: Milani, po mendon për Akuilanin. Kontaktet, diçka më shumë se thashetheme, me menaxherin Zavalja vazhdojnë. Duke u bazuar, te vullneti i lojtarit për të mos u larguar nga Italia.
Për të lëvizur me bindje, Milani duhet të presë zgjedhjen e Kontes, i cili do të japë mendimin e tij në lidhje situatën e Akuilanit. Mbas disa ditësh dy klubet mund të takohen për një marrëveshje. Juventusi duhet të paguajë 16 milionë euro për kartonin e lojtarit, por në lidhje me aspektin ekonomik nuk duhet të ketë asnjë problem për mbylljen e operacionit.



















milanit i duhet nje mesfushooor si Gansoooooo