Massimiliano Allegri thotë se ai do të ketë lojtarë të ri të rëndësishëm në dispozicion të tij vitin e ardhshëm.
Tregu i transferimeve është tashmë i hapur dhe ekipet si Real Madrid dhe Juventus kanë bërë tashmë disa blerje. Tifozët Rossoneri, janë ende në pritje të dinë se kush do të jetë nënshkrimi i madh kete verë.
Philippe Mexes dhe Taje Taiwo jane shtuar ne skuadrën e tij, dhe Traineri Massimiliano Allegri thotë se lojtarët më të mirë do të mbërrijnë në këtë dritare, por ai nuk eshte duke u ngutur për të mbyllur marrëveshjet tashmë tani.
“Ne jemi duke kërkuar për një lojtar në mesfushë me karakteristika të caktuara,” i tha Allegri nga shtypi italian këtë javë. “Klubi do të nënshkruajë lojtarë të rëndësishëm për mua .
“Adriano Galliani ka te drejtë, kur ai thotë se ne kemi kohë deri më 31 gusht. Mos harroni vitin e kaluar Zlatan Ibrahimovic arriti më 27 gusht, atëherë dhe Robinho erdhi. ”
Milani është duke biseduar për Axel Witsel, porthashethemet tregojnë se Milani eshte pas Marek Hamsik. Allegri mohon: “Hamsik? Ne kurrë nuk jemi interesuar per te , kështu që ishin shkrime te gazetave .”


















Une propozoj te merret 1 mesfushore me fantazi, ndertues. Per shembull: Nasri nga arsenali. Per mesfushore shkaterrues kena boll.