Massimiliano Allegri në Konferencën për shtyp ka folur për ndeshjen kundër Lecces.
Për sfidën kundër Lecces:
“Është më lehtë të luajmë ndaj një skuadre që e ka mposhtur si mysafir Lazion, në nivelin psikologjik do jetë mirë, do jetë ndeshje e lehtë.”
Për formacionin ndaj Lecces:
“Në këtë moment, në krahun e majtë në mbrotje më i favorizuar është Bonera sesa Antonini. Për tjerë, ndoshta dini”
Për gabimet e bëra ndaj Udineses:
“Kundër Udineses, kemi bërë gabime në pjesën e dytë, por kjo nuk ndryshon vlerësimin që kam për Amelian, Boneran e Antoninin. Ndaj Lecces, Amelia do luaj, aspak lehtë të luash kur të nevojitesh, ai më jep siguri. Gabimet që i bëmë duhet jenë stimuj për ndeshjen ndaj Lecces.”
Për Flaminin:
“Mathieu është lojtar mjaft i rëndësishëm. Po luan mirë, lojtar dinamik, sikurse Boateng. Ka karakteristika të ndryshme nga mesfushorët tjerë. Ai duhet jetë i gatshëm, pasi kemi ndeshje të vështira dhe duhet ta vendosi formacionin më të mirë.”
Për Kampionatin:
“Ndaj Lecces ndeshje e rëndësishme, kampionati është i gjatë. Duhet ta mbajmë ekuilibrin edhe në kohë të vështira, duhet jemi të vetdijshëm për forcën tonë dhe duhet ta konfirmojmë vendin e parë në renditje.”
Për Cassanon:
“Nuk pata kohë ta ndiqja konferencën e prezantimit të tij, pasi ajo ishte pas trajnimit, rëndësi për mua ka se Cassano duhet të punojë e të impenjohet. Do jetë në stol, e pastaj do vendosi se a duhet ta fus në loj. Po punon mjaft, ai bën dy stërvitje në ditë, dhe mendoj se pas 3-4 jave do ta gjej formën.”
Për Zgjidhjet:
“Me gjitha këto ndeshje, duke përfshirë edhe të Kupës Italiane, ne duam të jemi në gjendje të lartë fizike dhe mendore.Siç e kemi parë, zëvendësimet janë të rëndësishme, në ndeshjet e fundit ata që kanë hyrë nga stoli ishin vendimtar.
Për Seedorf:
“Për karakteristikat, Seedorf gjithmonë e ka pasur vështirë.Fishkëllimat që morri? Nuk ishte hera e parë në dëgjojmë fishkëllima në San Siro: mund të ndodhë që tifozët të fishkëllenjë.Ndaj Udineses? Ishte duke luajtur mirë, nuk gaboi vetëm ai.”
Për merkaton:
“Do preferoja një mbrojtës dhe një mesfushor që ta forcojnë klubin tonë, por nuk është e domosdoshme të vijn”
Për Nestan:
“Ne po flasim, për lojtarin që mendoj se është mbrojtësi më i mirë i gjitha kohrave në Itali. Kur nuk është ai, normalisht është vështirë.Ka ndodhur që kemi fituar edhe pa të.”
Për Interin:
“Nuk kemi frikë nga Leonardo. Është e vërtetë se ata kanë 11 pikë më pak se ne dhe dy ndeshje më pak, por nuk ia kemi frikën. Kanë fituar tre tituj sezonin e kaluar, këtë sezon e kanë nisur keq.Duhet ta mbajmë ekuilibrin.”
Për angazhimet tjera:
“Do jenë gjashtë ndeshje vendimtare. Pas festave, është mirë të fillon mirë, këtë e bëmë. Gjashtë ndeshjet e ardhshme, duhet t’i fitojmë. Duke filluar nga ndeshje me Leccen, ndeshjet bëhet të vështira. Edhe në Kupën Italiane, duhet luajmë mirë.”
Për Papastathopoulos:
“Sokratis do rikthehet siq ishte në fillim të sezonit. Në San Siro nuk është lehtë të futesh.Është i ri, ka për t’u përmirsuar. Në Genoa, luante në të djathtë, e anash kishte 3 mbrojtësa.”
Kjo ishte Konferenca për shtyp e Mister Allegri. Forza Milan!



















No comments yet... Be the first to leave a reply!