Kundër Lazios, kapiteni i Milanit nuk do jetë, por do rikthehet një mesfushor tjetër.
Allegri e ka humbur Ambrosinin, por e ka gati Flaminin. Kapiteni rossoner u lëndua në ndeshjen ndaj Catanias dhe nuk do jetë të martën ndaj Lazios. Në vend të tij do jetë Flamini, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Lecces dhe do jetë gati ndaj Lazios. Në mesfushë do mungojë Van Bommel, i cili është i suspenduar. Thiago Silva mund të luajë në mesfushë me Emanuelsonin dhe Flaminin, kurse qendër mbrojtës Bonera me Yepes. Pritet që Pato me Ibran të jenë në sulm.



















No comments yet... Be the first to leave a reply!