Portieri i Milan, Marco Amelia, i pranon kritikat në adresë të tij përsa i përket barazimit 2-2 në Bologna.
Nëpërmjet mikrofonave të milannews.it, gardiani italian i portës kuqezi gjen mundësinë për të bërë autokritikë: ” Po dëgjoj shumë kritika për shokët e mi të skuadrës për ndeshjen e Bolognas por faji i golit të barazimit është vetëm i imi pasi nuk munda të ndalë gjuajtjen e Diamantit”.
Më pas Amelia rrëfen se ai dhe skuadra nuk janë dorëzuar për arritjen e objektivave sezonalë: ” Tashmë duhet të mendojmë për dy ndeshjet e ardhshme me Sienan dhe Cagliarin. Barazimi në Dal?Ara nuk mund të quhet hap fals dhe nuk mund të na pengojë në arritjen e objektivave tona në kampionat”.



















No comments yet... Be the first to leave a reply!