Ikona e AC Milanit, Franco Baresi, gjatë qëndrimit të tij dyditor në Prishtinë është shprehur i kënaqur me interesimin dhe entuziazmin që ka vërejtur.
“Jam i lumtur që unë do të kem rastin që të prezantoj këtë projekt në vendin tuaj. Jam i lumtur që sot jam këtu. Milan Junior Camp mbahet në afro 40 vende të botës dhe jam i kënaqur që tashmë jemi edhe këtu”, tha Baresi.
Njeriu që ka lënë gjurmë të pashlyera në futbollin italian dhe të botës tha se në Kosovë ka talente të futbollit dhe se ky është një rast i mirë që talentet kosovarë të bëhen pjesë e klubit nga “San Siro”. “Jemi të interesuar që nga ky kamp të marrin pjesë fëmijë dhe t’i trajnojmë në Itali. Do të bëjmë të pamundurën që këta pesë djem të jenë sa më afër Milanit. Jemi të kënaqur që mbahet ky projekt që është shumë i rëndësishëm për talentet. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë”, tha Baresi.
“Në Kosovë jemi pasi kemi bindjen e patundur në potencialin futbollistik të Ballkanit dhe të këtij vendi të ri. Fëmijët pjesëmarrës në Milan Junior Camp do të kenë shansin të stërviten duke përdorur metodat e stafit zyrtar kuqezi. Jam i kënaqur që tani e tutje do të jemi prezent edhe në Kosovë, ku kampionati italian ndiqet në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha futbollisti më i mirë i Milanit për shekullin e kaluar, Baresi, i cili për 20 vite ka qenë pjesë e ekipit të parë (1977-1997).
Marco Schembri, shef i projektit “Milan Junior Camp” (MJC) tha se ky kamp është rast i mirë që edhe trajnerët e Kosovës të marrin përvoja nga trajnerët e Milanit. “Gjithsesi se nga ky kamp edhe trajnerët e futbollit të Kosovës do të kenë mundësi që të marrin përvoja nga trajnerët e Milanit”, tha ai.
Zëvendëspresidentja e kompanisë “Taçi Oil”, Anika Taçi, tha se Kosova do të jetë e pandashme në projektet që i organizon kjo kompani. “Ne kemi zgjedhur të jemi në Kosovë me ‘Milan junor Camp’ duke përmbushur kështu edhe qëllimin e këtij projekti për të përfshirë në të edhe këtë vend kaq të dashur për ne “, tha Taçi.
“Unë e di që futbolli është shumë i dashur, në futboll dhe ka shumë shkolla e akademi të cilat nxisin talentët dhe rrisin cilësinë dhe dashurinë për këtë sport. Jam e bindur se gërshetimi i kësaj tradite me përvojën e jashtëzakonshme të këtij klubi legjendar do t’u sigurojë fëmijvë tanë një të ardhme që do të na bëjë krenarë. Falënderoj edhe zotëri Remzi Ejupin, FC Prishtinën dhe hotelin Swiss Diamond për ndihmesën në realizimin e këtij kampi”, tha Taçi.



















hejj a e din be nai kiush prej ores sa osht edhee a muj me shkiu neser
jo more qfarti
moti kan perfundu regjistrimet
a prej save osht se di