I pranishëm në festën për personat VIP, e organziuar nga H&M, ylli botëror, David Beckham ka folur për ish-klubin e tij, për Milanin.
“Unë mendoj çdo ditë për Milanin, kamë qenë shumë mirë në Milanello . E dua ekipin, stafin dhe gjithë ata që punonin aty. I dua tifozët. Më mungon aq shumë Milani dhe Italia.”
Beckham, pavarësisht moshës së tij jo të re, nuk e përjashton mundësinë e kthimit në Itali
“Dua të kthehem në Itali së pari si një lojtar, e më vonë edhe si një trajner i ndonjë klubi”.
Gjithashtu, një nga meshkujt më tërheqës ka besimin se Milani mund ta fitoj Skudeton.
“Unë nuk mendoj se humbja kundër Lazio ka larguar Milanin nga lufta për titull. Nëse Juventus do fiton kampionatin, do të jem i lumtur vetëm për Pirlo, por zemra ime është krejtësisht KUQ E ZI. Gjithashtu mendoj se Milani mund të kaloj lehtë edhe në kompeticionet evropiane.”
“Milani ka mbetur brenda meje dhe do të jetë përgjithmonë aty.” deklaroi Beckham.



















No comments yet... Be the first to leave a reply!