Home » Konferencat për shtyp, Lajme » Deklarata komplete e Allegrit para ndeshjës me Sampdorian

Massimiliano Allegri e ka mbajtur konferencën e tij për shtyp këtë pasdite. Trajneri i Milanit foli për mënyrën se si Milani po ia del në këtë periudhë të “zënë”, në afrim të pushimeve dhe për ndeshjen e nesërme kundër Sampdorias.

MILANELLO – Më poshtë është deklarata komplete e Massimiliano Allegrit.

MBI NDESHJËN E NESËRME:
“Ndeshja e nesërme është mjaft delikate, sepse ne po lodhemi fizikisht dhe mentalisht, pasi që jemi duke luajtur qdo tri ditë. Është duke na lodhur shumë. Por kjo periodë e zënë ka një fund të Shtunën, pra do të jetë shumë e rëndësishme të marrim një rezultat të mirë.”

MBI SAMPDORIAN:
“Në njërën anë, është e mirë që ata janë pa Cassanon, sepse ai është një lojtar i madh, por në anën tjetër është keq, sepse ekipet pa lojtarët e tyre më të mirë mund të bëhen më kompakte. Ekipet e tilla janë të rrezikshme. Pra do të jetë ndeshje edhe më e vështirë pa Cassanon.”

MBI FORMËN E MILANIT:
“Ne gjithmonë duhet të jemi të durueshëm, sepse ndeshja zgjat 95 minuta. Nuk ka shumë nguti për ta vendosur ndeshjën qysh në fillim, gjithashtu sepse për momentin ne jemi të lodhur mentalisht. Por për nga forma fizike ne jemi duke bërë mirë dhe jemi gati të luajm një ndeshje të madhe,”.”Disa lojtar definitivisht do të jenë të lodhur, unë do të bëjë vendime për formacionin pas trainingut të sotëm. Fatkeqësisht, Pirlo nuk është i gatshëm për zgjedhje, edhe pse unë besoja te ai. Unë nuk besoj se Antonini është i gatshëm gjithashtu. Pjesa tjetër e ekipit është mirë. Tani ne duhet të bëjmë një sakrificë të madhe dhe më pas të rikuperohemi për tërë javën.”

MBI PËRMIRËSIMIN E SKUADËS:
“Kur fitoni dhe merrni rezultate të mira, është gjithmonë vështirë të gjejmë të meta, por në momente të caktuara të ndeshjeve tona ne duhet të luajm më mirë. Shumë punë duhet të bëhen në mënyre që të bëhen këto përmirësime, por fatmirësisht ne tani kemi më shumë kohë për të ushtruar. Ne duhet të përmirësojmë lëvizjet tona ofanzive në 30 metrat e fundit. Përderisa ne luajm në mënyrë të qartë ne bëjmë lëvizjet e duhur, por ne pastaj tentojmë të luajm keq, duke bërë kështu që lojtarët të dështojnë ti tregojnë karakteristikat e veta. Pa marrë parasyshë atë, duhet të them se ai është problem i cili rrallë na ndodhë dhe jam i lumtur me mënyrën se si ekipi po luan.”

MBI ROLIN E KRIJUESIT TË LOJËS:
“Nesta dhe Silva janë duke bërë punë të mirë si krijes të lojës, megjithatë, Pirlo mund të japë më shumë në at rol. Ai mund të bëjë të gjitha llojet e lojës, ai është i talentuar dhe ai është fundamental për ne. Për qdo rast, në pesë minutat e fundit ne kemi gjetur një mënyrë për të luajtur mirë edhe pa të, kryesishtë fal Ambrosinit, i cili pavarësisht se është lojtar me karakteristika tjera, po luan shumë mirë në pozitën e Pirlos.”

MBI PUNËN E TIJ NË MILAN:
“Nuk është Milani i Allegrit. Ne jemi duke punuar që të qëndrojmë një ekip fitimtar, por për të fituar lojtarët duhet të jenë shumë të motivuar, rast i cili është ne Milan. Pastaj ne të gjithë i dimë karakteristikat individuale të lojtarve të mij dhe kur ekipi luan mirë ata vërtetë mund të dëshmohen”.”Është normal që njerzit ishin skeptik për mua në fillim dhe dyshoja nëse unë mund ta marrë drejtimin e Milanit. Por objektiv i imi gjithmonë ka qenë të arrijë në nivelin më të lartë të profesionalizimit dhe unë isha me fat që iu bashkova Milanit pas vetëm dy viteve në Serie A. Tani jam i kënaqur, por ne mund dhe duhet të përmirësohemi edhe më shumë dhe për këtë ne duhet të punojmë shumë.”

MBI RONALDINHON:
“Unë preferoj të mos kem lojtar që janë të kënaqur kur janë jashtë ekipit, gjithashtu sepse kur inkuadrohesh nga banka rezervë duhet të ndihmosh bashklojtarët në fushë. Ronaldinho luajti mirë kundër Auxerrit, ashtu siq luajti Boateng dhe të gjithë që u inkuadruan nga banka rezervë. Kjo më bënë të lumtur. Unë ende nuk kam vendosur nëse Ronaldinho do luaj nesër, por është e mundshme.”

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

One Response to “Deklarata komplete e Allegrit para ndeshjës me Sampdorian”

  1. Shkelqyeshme

    Reply

Leave a Reply