Home » Konferencat për shtyp, Lajme, Ndeshjet, Serie A » Deklarata komplete e Massimiliano Allegrit para ndeshjes me Interin


Kjo është konferenca për shtyp e Massimiliano Allegrit para ndeshjes kundër Interit, që luhet nesër nga ora 20:45 :

Për lëndimet:

“Me dëmtimet e Inzaghit dhe Patos, ne kemi humbur dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë. Inzaghin, ndoshta e kemi humbur për gjithë sezonin, edhe pse unë nuk shpresoj. Në këtë kohë ai bënte mirë gjatë ndeshjeve, kur ai u ftonte, jepte një kontribut të madh me golat e tij. Megjithatë Pato, të mërkurën shënoi dhe vazhdoi të mbajë një ecuri mesatare në fazën e realizimit.
Ka dy lojtarë të rëndësishëm që aktualisht nuk janë, por ne nuk duhet të shqetësohemi shumë për mungesat, për shkak se lojtarët e tjerë në dispozicion janë të gatshëm për të bërë një ndeshje të madhe.

E ardhmja e Patos:

“Unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e Patos. Alexandre ka lënduar këmbën e tij të majtë në vitit të kaluar, megjithatë, kishte lënduar edhe këmbën e djathtë. Ky ishte një lëndim që mund të ndodhë, ai do të shërohet shumë shpejt. Do rikthehet në dispozicionin e Milanit. “

Për sulmin:

Në repartin e sulmin, nuk janë vetëm Robinho e Ibrahimovic. Ne kemi Ronaldinhon, i cili edhe pse ka qenë në stol në dy ndeshjet e fundit, është në gjendje të japë shumë për klubin. Më vjen keq që për një muaj e gjysmë do të kemi vetëm tre lojtarë në sulm, sepse ne do lujmë me skuadra të forta. “

Për Derbin:

Nesër natën do të ketë vështirësi në radhë të parë, sepse ajo është derbi. Interi do të vijnë në lojë shumë të zemëruar, por edhe ne do të jemi ashtu. Ne jemi në krye të tabelës dhe duket të jemi të vetëdijshëm kur hymë në fushë. Ne duhet të luajmë me shumë kujdes, siç kemi bërë në disa ndeshje, me përjashtim të disa çasteve të këqija, kur edhe pësonim gola. ”
Nuk dua një barazim. Ne kemi 3 pikë diferencë nga Interi, dhe nesër nuk do të jetë një lojë vendimtare për sezonin, por do të konfirmojë çka po bëjnë skuadra.
Është derbi i parë për mua, ekipi duhet të luajë një ndeshje të madhe, dhe të mos marrë asnjë gol.

Totali i Ibrahimovicit pa Paton e Inzaghin:

“Ibra pa dëmtime është i rëndësishëm për Milanin dhe ka treguar këtë në ndeshje, me golat e tij na ndihmon. Tani ai ka më shumë përgjegjësi, sepse është vetëm, pa Paton e Inzaghin. Roli i tij nuk ndryshon, ne do të vazhdojmë të luajmë me dy sulmues. ”

Për Pirlon:

“Andrea ka stërvitur dje, ka punuar në vetmi, dhe tani duhet të punojë edhe me ekipin. Unë shpresoj që ta kemi atë në dispozicion për nesër, sepse është një lojtar kyç për Milanin. Nesër do të jetë një lojë që për “95″ minuta do luhet për tre pikë. Mendoj se është shumë i rëndësishëm. “

Për Abaten:

Sot ne do të vlerësojmë nëse ai është në dispozicion për nesër, por unë mendoj se nuk do të ketë probleme”

Për duelin Materazzi-Ibrahimovic:

“Gjëja më e rëndësishme do të jetë për të luajtur pa u shqetësuar. Ne mund të fitojmë duke luajtur futboll të mirë. Ibra e di se çfarë duhet të bëj me Materazzi, ai është një lojtar shumë i përshtatshëm për atletikë. “

Për Sistemin e lojës:

“Ne kemi pothuajse gjithmonë të njejtë sitemin. Me Ronaldinhon në fushë, dhe do lujmë edhe për karakteristikat e lojtarëve.”

Për Ronaldinhon:

Dinho gjithashtu mund të luajë si sulmues. Unë kam tre sulmues në dispozicion. Gjëja e rëndësishme është se ai në trajnim është i mirë dhe është i gatshëm për të bërë një ndeshje të madhe. “

Për Milanin dhe Interin:

“Janë dy klube që luftojnë me Romën e Juventusin për vendin e parë. Vendi i parë vlen shumë. Ne duhet të pushojmë, pasi nesër kemi një ndeshje tejët të vështirë”

Për sjelljet e Ibrahimovic:

“Është shumë i qetë, pikërisht për shkak se ai bënë shumë mirë. Ju do të merrni një pritje të bukur dhe të ngrohtë, unë mendoj kështu..”

Për fushën e San Siros:

“Të mërkurën ishte mirë dhe në gjendje të mirë për të luajtur. Lëndimi i Patos dhe Inzaghit, nuk ka ndodhur për shkak të fushës”

Për Interin e Mourinhos dhe Interin e Benitezit:

” Janë dy Inter të ndryshëm. Secili trajnier ka karakteristikat e veta. Interi mbetet sërish klub i madh. “

Për Abbiatin:

“Unë jam shumë i qetë, ai bëri disa gabime të mëdha, por nuk do i përsërit.”

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

6 Responses to “Deklarata komplete e Massimiliano Allegrit para ndeshjes me Interin”

  1. Deklarata ma e mira deri qetash qe e ka bo :D

    Forza Milan,Allegri

    Reply
  2. bravooo deklarata mas komplete deri më tani forzaaa milannn

    Reply
  3. deklarata me e mir qe kam ndegju nga ky njeri… ishalla te hec mir ne derbi…forzza milan…

    Reply
  4. deklarata me e mir qe ka dhan allegri Forzzzza Milannnnn ishalla e fiton derbin

    Reply
  5. deklarata e mir shum,veq edhe mir kishe bo me zavendsu Abbiatin me amelian.Ishaaallaa fitojmii ishallaa

    Reply
  6. flori 14/11/2010

    ishalla po fitojm mu menja poma merr qe kem me fitu 1-2 kismet ibra dot shenoj dhe robinjo forza milano neser doti mposhtim kta muta forzamilano forza milano forza milano je ma eforta edhe kime kan pergjithmon

    Reply

Leave a Reply