Home » Lajme, Ndeshjet, Serie A » Derbi, trajnerët “votojnë” për Milanin

Derbi, trajnerët “votojnë” Milanin: “Por nëse fiton Interi…”

Pioli i Bolonjës: “Kuqezinjtë janë më teknikë”. Kozmi i Leçes: “Cilësitë do të balancohen”. Luis Enrike: “Nuk do të jetë vendimtare për titullin”

Duke u menduar mirë, në fund fiton diplomacia. Mes Milanit dhe Juventusit, në fund, futbolli italian voton për pritjen, duke besuar deri aty sa derbi mund t’u dhurojë sfidën për titull edhe protagonisteve të tjera. Në “tapetin e kuq” të “Hilton”-it, sfilojnë shumë, por është e vështirë të zhbilancohen deri në fund, të paktën deri të dielën. Shumë i madh rreziku për të t’u përgënjeshtruar.

TË MODERUAR Sipas “exit poll”-eve, Milani ka shumicën, por jo votën e ndjekësit numër një Antonio Di Natale, që beson te rikthimi i Interit në garë deri dhe i Romës. Sikundër Montela, i cili “provimin” me verdhekuqtë e ka të shtunën në mbrëmje. “Duke parë vlerat e Milanit, duket superior, por nuk ka mbaruar as gjysma e kampionatit dhe një përmbysje në krye nuk është për t’u përjashtuar”, – thotë trajneri i Katanias. Për sa i takon pjesës tjetër, shumë konsensus me rezerva për Alegrin, si ai i Di Karlos:

“Duhet pasur kujdes nga mendësia e re e Juventusit, i cili ka uri për fitore”, – nënvizon tekniku i Kievos. Për Piolin është varianti i kupave: “Milani më shumë teknikë, por në shkurt rifillon Championsi dhe është një objektiv kryesor”, – thekson tekniku i Bolonjës, ndërsa Arrigoni i Çezenës përqendrohet te çështja e zemrës: “Bëj tifo për Interin, por kujdes nga Udineze, ndonëse Milani është në radhë të parë”.

TË EKUILIBRUAR Luis Enrike drejton “karrocën” e diplomacisë: “Cilido që të jetë rezultati i derbit, nuk do të jetë vendimtar për garën për titull”, – thotë tekniku i Romës. Sanino i Sienës, shikon një “derbi të hapur, ku Milani ka më shumë përvojë, por duhet të ketë kujdes”; Miljaçio (mesfushori i Palermos), i ardhur nga vërshëllimat e “Barberas”, e konsideron derbin një fazë të përkohshme: “Është një sfidë e ekuilibruar, ku Interi mund të vazhdojë ecurinë e fitoreve radhazi”.

OBJEKTIVË Ka pastaj nga ata që Interin, Milanin dhe Juventusin i kanë parë pikërisht kohët e fundit: dikujt si Franko Kolomba, “shuplaka” në “San Siro” me Parmën i kushtoi vendin në stol (u zëvendësua nga Donadoni): “Lojtarët e titullit do të jenë Ibra e Markizio, – shpjegon tashmë ish-trajneri i Parmës. – Fati i Interit do të varet vetëm nga derbi”. Xhiampaolo Belinit, humbja e së dielës i ka bërë përshtypje:

“Pashë një Milan të shkëlqyer, – tha mbrojtësi i Atalantës, – por për të fituar titullin duhet të djersisë me skuadra si Atalanta”. Çmim simpatie nga Serse Kozmi i Leçes: “Milani dhe Juvja kanë cilësi, por edhe probleme të vogla: Alegri ka Championsin, Konte një skuadër më teknike, por në fund besoj se gjërat mund të ekuilibrohen. Tevez i duhet më shumë Milanit apo Interit? I duhet Leçes…”. Karlitosi dhe Kozmi do të formonin një dyshe të bukur. Çfarë ideje!

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply