Ish ylli i Romës Falcao është i bindur se Ronaldinho e ka humbur motivimin e tij te Milani.
Duke folur për Gazzetta dello Sport, Falcao i vlerësoi disa Brazilian të cilët luajn për momentin në Serie A.
Për Ronaldinhon dhe shokun e tij të skuadrës Alexandre Pato, të cilët vijnë nga i njëjti vend si Falcao, ai tha: “Unë i pashë ata tek rriteshin në Porto Alegre. Madje edhe një i verbër do të mund ta shihte talentin e tyre.
“Ronaldinho nuk është më lojtari i cili ishte para dy vitesh. Në Barcelone ai fitoi gjithqka, pastaj ai duhet ta ketë humbur motivimin e tij. Nëse ai dëshiron të kthehet dhe të ndryshojë, ai duhet ta bëjë futbollin një gjë primare në jetën e tij.”
Për Paton ai shtoi:”Ai është superyll. Ai është sulmues i cili nuk mund të ndalet nëse është i qetë.”
Për transferin më të ri të Romës, Adrianon, ai tha: “Roma ka rrezikuar me të mirpo unë e mbështes këtë transferim.”
Për mesfushorin e ri të Interit, Philippe Coutinho ai tha: “Coutinho është sulmues klasik i dytë. Një mesfushor ofanziv tipik Brazilian.”


















mir e ki per dinhon edhe per pato edhe per adrianon ska ma te fort ka gabu qe nuk i ka thirr dunga ncncnn krejt lop ish qaj njeri
mir valla e ka