Home » Lajme, Tregu i Transferimeve » Galliani bisedon sot për Ibrën

Adriano Galliani do të shkojë në Barcelonë sot për t’u takuar me drejtuesit e Barcelonës për mënyrën e transferimit të Zlatan Ibrahimovicit te Milani.

Sipas La Gazzetta dello Sport, zëvënds-presidenti i Milanit do të takohet me presidentin Blaugran, Sandro Rosell për të negociuar ndonjë marrëveshje. “Nëse ka nevojë, unë do të qëndroj në Barcelonë për të negociuar deri më 31 gusht”, theksoi Galliani. Ende ekziston mospajtim sa i përket mënyrës së transferimit. Barcelona nuk dëshiron të dëgjojë për marrëveshje shkëmbimi dhe huazimi, por dëshiron një transferim permanent. Sidoqoftë, këtë Milani nuk mund ta garantojë. Marco Boriello thuhet të ketë pranuar që të përfshihet në marrëveshje shkëmbimi, por Barcelona nuk e ka bërë këtë. Ekipi i Milanit është nisur në mëngjes nga aeroporti Malpensa në drejtim të Barcelonës për të zhvilluar ndeshjen për trofeun Joan Gamper. Galliani nuk është nisur me ekipin, por do të niset më vonë nga Pisa, ndërsa ndeshja me Barcelonën do të shfrytëzohet për të negociuar rreth firmës së sulmuesit suedez.

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet tjera

2 Responses to “Galliani bisedon sot për Ibrën”

  1. x-trem 25/08/2010

    hajde ishalla ban dishka

    Reply

Leave a Reply