Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka njoftuar se mesfushori Gennaro Gattuso do të jetë në gjendje të luajë kundër Paris Saint-Germain në një ndeshje miqësore që zhvillohet të mërkurën.
33-vjeçari nuk po luan që nga 9 shtatori i vitit që lamë pas, kur u diagnostikua me disfunksion të nervit të VI kranial, i cili kontrollon lëvizjen e syrit.
“Rino është në dispozicion, ai është mirë dhe do të luajë së paku 45 minuta kundër PSG-së”, u ka thënë Allegri gazetarëve.
Mesfushori italian po e bart fanellën kuqezi që nga viti 1999 kur u transferua nga Salernitana.


















No comments yet... Be the first to leave a reply!