Gennaro Gattuso ka paralajmruar Milanin se ata duhet të transferojnë Alberto Aquilanin ose Ricardo Montolivon, apo dikënd tjetër me kualitet.
“Ashtu si e shoh unë, Milanit i nevojitet një mesfushor i ri,” tha Gattuso për Gazzeta dello Sport.
“Ne të gjithë pak a shumë kemi karakteristikat e njejta në atë pozitë. Neve na nevojitet një lojtar që mund ta vëj ekipin në lëvizje më shumë.”
Pas largimit të Andrea Pirlos, Rossonerët kanë qenë të lidhur me dy lojtar Italian, Alberto Aquilanin e Liverpoolit dhe Ricardo Montolivon e Fiorentinës.
“Ndoshta Aquilani lëviz më shumë, përderi sa ne të gjithë e njohim Montolivon, ai ka qenë pjesë e kombëtarës për vite.
“Aquilani dhe Montolivo janë të dy me klualitete të mëdha.”



















No comments yet... Be the first to leave a reply!