Adresa e kompanisë së basteve “Betfair” në internet ka mbledhur kontributin e solidaritetit për çdo futbollist të Serisë A. Suedezi, lojtari më “social i vlefshëm”
Zllatan Ibrahimoviç është futbollisti më “social i vlefshëm” i Serisë A. Sipas normave që detyrojnë pagesën e kontributeve të solidaritetit nga ana e futbollistëve, adresa e basteve në internet “Betfair”, ka llogaritur kuotën e saktë që sportistët e kampionatit italian duhet t’i paguajnë shtetit deri në fund të 2013-ës. Dhe pikërisht sulmuesi suedez, falë kontratës marramendëse të nënshkruar në 2010-ën me Milanin, jep kontributin më të lartë mes kolegëve të tij: 531.000 euro.
SA PAGUAJNË? Janë 34.000 italianët të cilëve do t’u aplikohet kontributi i solidaritetit 3& sipas manovrës financiare të aprovuar kohët e fundit nga qeveria. Përve atyre që kanë një rrogë më të lartë se 300 mijë euro, ka dhe nga ata lojtarë që marrin rroga stratosferike. “Betfair”, kompania më e madhe e basteve “on line” në botë, ka vendosur të llogarisë sa japin në arkat e shtetit futbollistët e Serisë A nga momenti ku manovra është aprovuar.
Këtë vit, “Soccer Tax”, pra mbledhja e kontributit të solidaritetit e paguar nga lojtarët e Serisë A, është e barabartë me rreth 3 milionë e 500 mijë euro. “Betfair” tregon sesi shifra të tilla shtohen falë një përmbledhjeje të përditshme në kohë reale. Përllogaritja konsideron shumën e fillimit të raportit kontraktual të futbollistit, ose më saktë që nga 1 korriku 2011-të për gjithë vitin relative gjatë këtij sezoni sportiv.
TRE ITALIANË NË “TOP” Pas Ibrahimoviçit, ndjekin me meritë Uezli Shnejder dhe Xhianluixhi Bufon, i pari italian në renditje, “kontributi social” i të cilit, është i barabartë me 351 mijë euro. Në vend të katërt është një tjetër italian, kapiteni i Romës Françesko Toti, që që do t’i japë shtetit italian rreth 300 mijë euro. E mbyll pesëshen e kreut një tjetër romanist, Daniele De Rosi me 267 mijë euro.
INTERI, “1” MES SKUADRAVE Kompania “Betfair” ka mbledhur ndër të tjera edhe kontributet e solidaritetit të paguar nga futbollistë të çdo skuadre të Serisë A, duke individualizuar kështu se cila skuadër do të rrisë më shumë totalin që i korrespondon shtetit nga lojtarët e vet.
Pavarësisht se lojtari me rrogën më të lartë (Ibrahimoviç) luan tek Milani, do të jetë Interi me një kontribut prej më shumë se 7 milionë euro, në krye të renditjes. Zikaltrit ndiqen pikërisht nga “kushërinjtë” e tyre, që do t’i japin qeverisë Berluskoni një kontribut të barabartë me thuajse gjysmën e asaj që do të jepet nga klubi i Masimo Moratit, rreth 4 milionë euro.
Juventusi pozicionohet në vendin e tretë me 3 milionë euro. Në “derbin e kryeqytetit”, fiton Roma, me 2.3 milionë euro, ndërsa Lacio ndjek “vetëm” me 1.4 milionë euro. Në vend të fundit, Novara e portierit shqiptar Ujkani (portieri merr 150 mijë euro në vit): rrogat e lojtarëve të saj me sa duket nuk arrijnë shuma stratosferike, duke parë që kontributi në total i piemontezëve shkon në 30.000 euro.


















No comments yet... Be the first to leave a reply!