Home » Lajme » Ibrahimovic vlen 23 pikë

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të impresionojë në fanellën e Milanit. Sulmuesi suedez edhe këtë vit po e udhëheq i vetëm sulmin e kampionit aktual të Italisë.

Për momentin, ish-futbollisti i Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit dhe Barcelonës po kalon çaste magjike.

Në kampionat, futbollisti me prejardhje boshnjake ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit rresht, kurse në 9 takimet e fundit ka realizuar 10 gola, duke dështuar ta gjejë golin vetëm në Firencë. Me këtë seri golash, Ibra këtë sezon ia ka siguruar Milanit 23 pikë.

Jo vetëm kaq. Ai prin edhe në listën e asistuesve, duke dhuruar topa magjikë për shokët e repartit: Robinho, Pato, Cassano, por edhe të tjerët. Në Itali, nuk ekziston një lojtar i sulmit si ai, këtë e dinë të gjithë. Këtë e di mbi të gjitha trajneri Massimiliano Allegri, i cili para fillimit të sezonit kishte thënë se do ta përdorte futbollistin në një mënyrë tjetër, në krahasim me atë të vitit të kaluar.

Trajneri italian kishte paralajmëruar se do ta pushonte më shumë, por pa Ibrën sulmi i Milanit duket i varfër. Ai ka pushuar vetëm në Pragë, në ndeshjen e fundit të fazës së Grupeve të Ligës së Kampionëve dhe në 3 ndeshje në kampionat dhe një tjetër me Barcelonën, për shkak të lëndimit.

Pa Ibrahimoviçin dhe duke e shikuar numrin e pakët të golave që kanë shënuar sulmuesit e tjerë, me siguri se Milani nuk do të ishte në këtë periudhë, në pozitën në të cilën gjendet.

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply