Pas bisedimeve për një shkëmbim të mundshëm të Jankulovskit me Camoranesin dhe Grossos me Kaladzen, Juventusi prap është lidhur me lojtar të Milanit.
SportItalia raporton se trajneri Luigi Delneri e dëshiron një sulmues klasik dhe ai e ka shënjestruar 28 vjeqarin Borriello dhe Huntelaarin.
Te dy, Italiani dhe Holandezi vlerësohen 10-12 Milion Euro dhe Milani mund ta shesë njërin prej tyre për ta transferuar Zlatan Ibrahimovicin nga Barcelona.
Zonja e vjetër ka dështuar ta transferojë Edin Dzekon dhe tani është duke shikuar për alternativat tjera. Ata kanë mjaftë para të paguajnë qfarë Milani dëshiron, por lojtarët mund ta refuzojnë një transferim të tillë.
Borriello ishte zgjidhja e parë e Leonardos në sezonin e kaluar, duke shënuar 15 gola, përderisa Huntelaar ishte ulur në bankë rezervë në pjesën më të madhe të sezonës, duke shënuar 7 gola.


















huntelarin ma mir me shit