Spekulimet për superyllin e Real Madridit, Kaka, nuk kanë ndërmend të ndalen, me tabloidet angleze që tashmë shkruajnë për interesim të skuadrave angleze, duke përfshirë këtu edhe Liverpoolin në krizë të thellë.
Daily Mail shkruan se Interi ka qenë deri pak kohë më parë favoriti kryesor për firmën e brazilianit, por Nerazzurët frikësohen se konkurrenca e madhe e skuadrave angleze do të bënte që çmimi të rritej dhe kjo nuk u përshtatet aspak interesave të tyre.
Nga ana tjetër, thuhet se Chelsea është në pole pozicion për Kakan, për shkak të marrëdhënieve të mesfushorit me Ancelottin. City nga ana tjetër gjithnjë ka qenë i interesuar dhe tani duket se nuk do ta ndalohet nga transferimi i Kakas, ashtu si dy vite më parë, kur Kaka ishte për një moment lojtar i Cityt . Nga ana tjetër , edhe Milani e do Kakan , skuadër që e bëri yll futbolli .
Megjithatë, kështu nuk mendojnë pronarët e rinj të Liverpoolit, të cilët si ‘dhuratë’ për tifozët e tyre të zhgënjyer nga forma e dobët, pritet që në janar ta sjellin në Anfield mesfushorin brazilian.



















Ishalla e marrim na
hajde rren oj rren po ku be kaka ne liverpool ncncn kaka ne milan edhe u kry kjo pun
rren a
o K A K A e din ku e ka venin hahhah ne M I L A N po ku tjeter mas un real hahehhaeh