Eksperienca është qelsi
Milani është kualifikuar ndër 16 më të mirët nga Grupi G pas Real Madridit, dhe me një “ushtri” të fortë në sulm, ata i kanë rritur shpresat për ta përsëritur sezonin 2006/07 kur ata e mposhtën Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionve.
Në letër gjigandët Italian janë favorit për këtë ndeshje. Me historinë e tyre të pasur të kombinuar me eksperiencën në Europë dhe sulmin e frikshëm, Milani do të jetë me shumë vetëbesim për ta fituar ndeshjën në Ligën e Kampionve kundër Tottenham Hotspur pas dy takimeve në fazën 1/16.
Megjithatë, duke parë rivalët e tyre të qytetit, Inter gati kapituloi në San Siro kunder Tottenhemit më herët gjatë fazës së grupeve. Trajneri i Milanit nuk do të rrezikojë që edhe pse atyre iu mungon Gareth Bale të luaj me pakujdesi.
“Nuk ka rëndësi nëse Bale nuk luan sepse Tottenhemi ka luajtur mirë pa të në ndeshjet e fundit,” alarmon Allegri. “Ata janë ekip i mirë, shumë mirë të organizuar me një shpirtë ekipor. Disa nga lojtarët e tyre kanë mjafte kualitete.
“Ekipet më të mira janë kualifikuar në këtë garë, prej tani ne nuk mund të rrezikojmë të bëjmë ndonjë gabim ose ne do të eliminohemi. Në dy sezonet e kaluar Milani ishte eliminuar nga ekipet Angleze pra ne duhet të jemi të kujdesshëm. Statistikat nuk tregojnë asgjë për mua dhe unë mendoj se ekipi im ka shancë të mirë për tu kaulifikuar më tej.”
Ylli i ekipit Zlatan Ibrahimovic është më pozitiv dhe thotë: “Eksperienca që Milani ka në Europë e bënë dallimin. Është një përparsi për mua, shumë lojtar këtu kanë fituar Ligën e Kampionve dhe kjo na jep neve të gjithve vetëbesim.”
Kompletimi i “Punës Italiane”
Kthimi i Tottenhemit në skenë është njëra ndër performancat më të mira në histori, kjo në ndeshjën kundër Interit kur ata ishin duke humbur 4-0 në pjesën e parë dhe e kthyen rezultatin në 4-3, mirpo jo i mjaftueshëm për barazim ose fitore.
I kthyer në San Siro, Harry Redknapp dhe ekipi i tij do të shpresojnë ta kthejnë shpirtin e asaj nate. Trajneri thotë se lojtarët e ti po kënaqen që janë në këtë fazë të Ligës së Kampionve dhe shpreson që të shkojë më tej.
“Atmosfera në këto garat ndërkombëtare është gjithmonë e mirë, dhe ne tashmë e kemi dëshmuar se mund të luajm mirë në Europë,” thotë Redknapp. “Ne kemi disa lojtarë të lënduar, por edhe Milani ka disa lojtarë të lënduar.
“Tottenhemi është duke shkruajtur një sotrie të mrekullueshme në Ligën e Kampionve, është një nivel tjetër i futbollit. Premier Liga është ligë e mrekullueshme por kjo atmosferë është e mrekullueshme, veqanërisht për tifozët.”
Spursat kanë shënuar 18 gola në gashtë ndeshje në Ligën e Kampionve këtë sezon por gjithashtu kanë pranuar shumë gola. Megjithatë ekipi nga Anglia do të ngushllohet me faktin se Milani ka humbur në pesë ndeshjet e fundit kundër ekipeve nga Anglia më garat Eurpiane.
LAJMET NGA EKIPET
Milan
Blerjet e Janarit, Urby Emanuelson, Mark van Bommel dhe Antonio Cassano nuk mund të luajn në Ligën e Kampionve për Milanin pasi që tashme janë paraqitur në këtë garë me ish-ekipet e tyre.
Kapiteni Massimo Ambrosini është jashtë për shkak të lëndimit, Andrea Pirlo ka një lëndim në gju dhe Kevin Prince Boateng ende po ka probleme me shputë. Zambrota gjithashtu është i lënduar.
Mbrojtësi brazilian Thiago Silva mund të transferohët në mesfushë dhe Mario Yepes ta zëvenësojë atë në qendër të mbrojtjes dhe të luaj së bashku me Nestan, i cili së bashku me Legrottaglen, Abaten, Antoninin dhe Amelian janë rikthyer nga lëndimet.
Tottenham Hotspur
Mbrojtësi i krahut të majtë Gareth Bale nuk mund të luaj në këtë ndeshje, por Rafael Van der Vaart ka arritur të rikuperohet për këtë ndeshje kundër Milanit. Luka Modric ka udhtuar drejt Italisë por mbetet në dyshim se a mund të paraqitet në këtë ndeshje.
Peter Crouch është në dyshim pas lendimit në shpinë dhe më vonë do të kete disa teste. Kaboul, King dhe Huddlestone janë të lënduar përderisa Jenas është i suspenduar.
LOJTARËT KYQ
Zlatan Ibrahimovic
Pozita: Sulmues
Numri në fanelë: 11
Ndeshjet: 6
Golat: 4
Zlatan ibrahimovic ishte njëri nga lojtarët më të mirë në Eurpë gjatë gjithë sezonit dhe ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionve deri më tani. Sulmuesi Suedez i ka qarë mbrojtjet e Series A këtë sezon dhe me Spursat që po vuajn nga lëndimet, ish lojtari i Barcelonës do të jetë i gatshëm që ta shkatërrojë mbrotjën e tyre.
Rafael Van der Vaart
Pozita: Mesfushorë
Numri në fanelë: 11
Ndeshjet:3
Golat: 2
Rafael van der Vaart do të jetë lojtari më kreativ pasi që Holandezi do vendoset prapa dy sulmuesve. Ish mesfushori i Real Madridit ka eksperiencë në Ligën e Kampivone dhe ka qenë në formë të mirë për Spursat këtë sezon dhe ai do mundohet ta përdorë provojen e tij që të krijojë probleme për mbrojtjën e Milanit.
Parashikimi
Tottenhemi ka treguar se ata nuk frikësohen të luajn në ndeshjë të mëdha dhe në Milan sonte ata do mundohen të tregojnë kualitetet e tyre. Megjithatë Rossonereët do të kenë disa përparësi duke pasur parasyshë fitorën e tyre në Serie A dhe eksperiencën në Ligën e Kampionve.
Parashikimi i ACMilan Shqip : Milan 2-0 Tottenham



















NORMAL JENA MAT FAVORSHUM forza Milan
Siq po shihet, na doli te jet nje ndeshje e pa parashikueshme.