Milani ka filluar të frikësohet se mos rasisht mund të humb garën nga Manchester City për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit nga Barcelona.
Zëvendës presidenti i Milanit Adriano Galliani e ka konfirmuar interesimin dhe bisedat pritet të zhvillohen nestër me Barcelonën për Ibran. Suedezi tashme është pajtuar me kontratën e ofruar nga Milani.
Gazzetta dello Sport thotë se ka brenga brenda kampit të Milanit se City do të bëjë një ofertë të parefuzueshme tani që e kanë parë dëshirën e Barcelonës për ta shitur lojtarin.
Oferta e Milanit do të ishte një huazim dhe shkëmbim me Marco Borriellon që do ti ndrronin ekipet dhe Barca do ta mbulonte gjysmën e pagës së Ibrahimovicit.
Për Ibrahimovicin, Barcelona kërkon para kesh në vlerë prej 40 milion eurosh. Ata do të ishin në gjendje ta ulin qmimin, nëse Milani do ta përfshinte edhe Thiago Silvan në negociata.



















edhe une i friksona valla sjan norlmal kta