Zëvendës Presidenti i Milanit Adriano Galliani ka zbuluar se kur Xavi ishte adoleshent ai ishte afër për ta marrë atë nga Barcelona.Spanjolli tashë konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë dhe admirohet si një legjendë në Nou Camp, pasi që ai është lojtar i cili ka luajtur vetëm për Barcelonën.
Pamarrëparasyshë, në vitin 1999, ai ishte nën shënjestrën e ekipit Rossoner nga San Siro.
“Ne e kishim në dorë Xavin,” tha Zëvendës Presidenti Galliani për Sky Sport Italia.
“Megjithatë, operacioni nuk ishte kompletuar për arsye familjare – nëna e tij kishte ndërhyrë për ta ndërprerë këtë transferim,”
Xavi ishte 19 vjeqarë atë kohë dhe kishte luajtur vetëm një sezon me ekipin Barcës, pasi që kishte daluar nga akademia e tyre.
Në vend se të largohet drejt Italisë, Xavi nënshkroi kontratë me klubin Spanjoll.



















No comments yet... Be the first to leave a reply!