Milani po punon shumë në përparim e sipër, por pasi Zlatan Ibrahimovic iu kthye zakonit të tij për të shënuar në Ligën e Kampionëve, a mund ta bëj atë edhe në Serie A?
Treshja Ibrahimovic-Ronaldinho-Pato dështuan tmerrësisht herën e parë dhe vetëm sa kanë filluar të nxisin kundër Auxerres pasi suedezi shënoj dy herë për tre minuta.
Trajneri Massimiliano Allegri mund të jetë i detyruar të rregulloj mundësinë e tij, pasiqë tre lojtarë janë lënduar gjatë ndeshjes në Champions League të mërkurën. Massimo Ambrosini, Luca Antonini dhe ç’është më e rëndësishmja gjitha problemet e vazhdueshme muskulare të Patos Rossonerët janë në rrezik për këtë fundjavë.
Thiago Silva, Sokratis Papastathopoulos dhe Mathieu Flamini nuk ishin të thirrur gjithashtu dhe mbeten në dyshime, kështu që Daniele Bonera mund të lëvizet në qendër përsëri. Këto lëndime mund edhe ta ndihmojnë Allegrin, pasi ekipi u përmirësua me zevendësimin e Kevin-Prince Boateng me Ambrosinin, ndërsa Robingo është ndoshta më i përshtatshëm për këtë treshe sesa Pato.
Catania ka gjithashtu problemet e saj, pasiqë Maxi Lopes heroi i sezonit të kaluar që kishte arritur në janarin e kaluar, duket se është jashtë formës javët e fundit.
Eltafini mori tre pikët e tij të para të kampionatit me fitoren e javës së kaluar 2-1 ndaj Parmas, por rezultati nuk pasqyroi vështirësitë që u përballën gjatë asaj ndeshje. U nevojiten dy penallti, heroizmat e Andjuar dhe puna e rëndë për ta shmangur humbjen në shtëpi.
Edhe pse ata kurrë nuk kan fituar në San Siro, Sicilianët kanë një histori të Milanit të trazuar. Sezonin e kaluar ishin duke udhëhequr 2-0 në San Siro në pjesën e parë para se Marco Borriello kompletoi rikthimin për të fituar një pikë.
Një vit para asaj ishte një rezultat 1-0 i marrë me vështirësi në San Siro dhe në sezonin 2007/2008 një barazim 1-1.
Zlatan Ibrahimovic (Milan) – Ai shfaqi anët e tij pozitive dhe negative në javën e kaluar kundër Cessenas dhe duke vazhduar pamjet e tij të ngadalta dhe individuale një orë në ndeshjen me Auxerren para se befasisht t’i shënojë dy gola. Kjo është arsyeja pse ai është atje, si lojtar i cili mund të kthej ekipin në lojë edhe kur Milani nuk luan mirë.
Sezonin e kaluar: Milan 2-2 Catania
Milan (formacioni i mundshëm): Abbiati; Abate, Nesta, Bonera, Zambrotta; Boateng, Gattuso, Pirlo; Robinho, Ibrahimovic, Ronaldinho
Catania (formacioni i mundshëm): Andujar; Potenza, Silvestre, Spolli, Capuano; Izco, Biagianti, Ledesma; Ricchiuti; Maxi Lopez, Mascara
Parashikimi: Milan 3-1 Catania



















ishalla 3-0 se me na dhan naj njo dyqysh palidhje:D
ishalal fitojm
Ishalla fitojm 3-0 ose ma shum