Home » Lajme » Pirlo: Berluskoni deshi të më ndalonte, por zgjodha Juven për emocione të reja

Andrea Pirlo ka folur për eksperiencën e tij të re tek Juventusi. Por mesfushori nuk harron kurrë edhe të kaluarën e tij kuqezi, ku ka qëndruar për 10 vjet. Gjithsesi, tani lojtari është gati për një eksperiencë të re, për të cilën është shumë i karikuar. Skuadra bardhezi, duket ajo e duhura për një start të ri.
- Si ka qenë ndeshja e parë kundër Milanit, në Bari?
- Më dukej sikur ishim në Milanelo, si një ndeshje miqësore.
- A kishim ndonjë nostalgji?
- Marrëdhënia me shokët e mi nuk prishet me një largim.
- Nga Milani askush nuk largohet. Shevçenko dhe Kaka, kanë bërë “dy vrima në ujë”. Pse ju jeni larguar?
- Sepse duhet të ndryshoja. Çdo ditë ishte bërë njësoj dhe duhet të ndryshoja diçka për të rimarrë motivimet.
- Në shkurt, thuhej se Milani do të largonte të gjithë lojtarët që ishin në fund të kontratës. Ju, Sedorf, Inzagi dhe Nesta. Në fund, të gjithë kanë qëndruar, por ju, jo. A ju ka larguar Galiani, pasi nuk bënit pjesë në planet e Alegrit?
- Kur isha gati luaja. Thjesht nuk kam formosur kontratën e re, pasi kisha zgjedhur për t’u larguar dhe kaq.
- Kur ka lindur ideja e Juves?
- Në shkurt. Dëmtimi i fundit përforcoi vendimin tim. Nuk kisha patur kurrë probleme dhe menjëherë filluar dëmtimet njëri pas tjetrit. E kam kuptuar si një shenjë për të lëvizur.
- Pse tek Juvja, pa Kupat do të luani më pak?
- Kam bërë tifo që të hyjnë në Europë.
- Prisnim që të zgjidhnit një eksperiencë jashtë italisë dhe jo tek një rivale e Milanit. Kishit frikë jashtë Italisë?
- Jo, dy vjet më parë isha një lojtar i Çelsit dhe do të shkoja pa probleme me familjen time. Më bllokoi Berluskoni.
- Këtë herë, s’ju ndaloi?
- Më telefonoi, por këtë herë situata ishte ndryshe, në fund të kontratës do të vendosja unë. Më kuptoi dhe më uroi fat të mbarë.
- Milan-Juve që kujtoni si lojtar i Milanit?
- Finalja e Mançesterit. Juvja ishte shumë e fortë, por ne e dimin që kishim 50% të mundësive për të fituar.
- Ndeshja që nuk do të kishit dashur të luanit?
- Ajo me golin e Trezegesë në San Siro. Ndeshja që vendosi titullin. Vinim pas një gjysmëfinale kundër PSV dhe ishim të lodhur.
- A mendoni se ekuilibri i forcës mund të sistemohet brenda një viti?
- Të kalosh nga vendi i shtatë në vendin e parë, është një kalim shumë i mirë. Mendoj se duhet të mundohemi dhe ta provojmë.
- Në kohët e arta, Milani fitonte me lojën e bukur, ndërkohë që Juvja me soliditetin.
- Tani palët kanë ndryshuar. Alegri po ndërton një skuadër të fortë siç ishte Juvja e Kapelos. Ndërkohë që Konte kërkon cilësinë dhe lojën e bukur siç dëshironte Ançeloti.
- A është shpejt për një gjë të tillë?
- Nëse të dy sulmuesit dhe dy lojtarët e krahut do të vrapojnë nuk ka asnjë problem.
- Për ju është mundësia për të punuar dyfish.
- Nuk është hera e parë që luaj në një mesfushë me dy lojtarë. Edhe në kombëtare kemi luajtur me 4-2-3-1.
- Çfarë tipi është Konte?
- Në filozofinë e lojës më kujton Ançelotin, ndërkohë që në qëndrimet e tij me Lipin. Për të skuadra është një bllok që duhet të qëndroj i bashkuar edhe jashtë.
- Merkato e verës do të ndryshojë hierarkinë e kampionatit?
- Mendoj se do të ndryshojnë shumë pak. Lojtarët e mëdhenj shkojnë jasht, pasi ka më shumë para. Mendoj se Milani do të marrë një mesfushor tjetër dhe Interi do të gjej dikë për të zëvendësuar Eto’onë.
- A do të shkonit në vendin e Eto’osë për të marrë paratë dhe për të jetuar në Moskë, në një nga vendet më të rrezikshme dhe të harruara të Europës?
- Kërkesa të tilla i kam marrë edhe unë, por ai nuk është futboll. Preferoj që të luaj një futboll të vërtetë. Eshtë e vërtetë që nuk do të marr 20 milionë euro, por edhe këtu nuk është se fitoj 2 qindarka
- Ju qëndroni gjithmonë në “hije’. Eshtë një rastësi, apo një zgjedhje?
- Perimetri im janë fusha dhe dhomat e zhveshjes. Pjesa tjetër nuk më intereson. Nuk më pëlqejnë intervistat, nuk bëj publicitet dhe në emisione. Nuk më pëlqen interneti.
- Lipi ka thënë: “Pirlo nuk duhet të flasë, sepse komandon me këmbë”!
- Ky është përkufizimi më i bukur që kam marrë ndonjëherë.

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

No comments yet... Be the first to leave a reply!

Leave a Reply