Menaxheri i Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola ka menduar t’i qetësojë të gjithë,pas fjalëve të suedezit, ku tha se nuk ka më motivimin për futbolll.
“Kam folur me Zllatanin, nuk më është dukur i demoralizuar siç ka lënë të kuptohet nga deklaratat e tij. Është normale që të mos ketë të njëjtët stimuj si në të kaluarën dhe se është i vetëdijshëm se me kalimin e viteve nuk do të ketë të njëjtën forcë. Por sigurisht nuk do të lutet për kontrata. Pas 3 vitesh te Milani.”
“Do të luajë deri 35 vjeç, unë e di atë që do të bëjë. Nuk ka qenë një shfryrje, por thjesht kjo është natyra e Ibrës, thotë atë që mendon. Është pak i mërzitur për humbjen në Torino, Milani nuk duhet të shqetësohet, mbas disa ditësh do t’i rikthehet dëshira. Kontratë për dy vite të tjera? Është akoma shpejt, por nëse do ta duan të dy palët…”, ka thënë Raiola.
Në lidhje me këtë ka folur edhe David Lagerskrantz, shkrimtari që po kujdeset për biografinë e Ibrahimoviçit, e cila do të publikohet nëntorin e ardhshëm: “Është vetëm pak i lodhur, nuk kam njohur asnjeri më të motivuar se ai. Flet vetëm për futboll dhe për projekte. Për suedezët është një zot”, ka thënë ai.



















No comments yet... Be the first to leave a reply!