Clarence Seedorf është i kënaqur pas tërheqjes së grupeve për Ligën e Kampionëve ku rossonerët u vendosën në grupin G me Real Madridin, Ajaxin dhe Auxerren..
Mesfushori i Milanit Clarence Seedorf do të përballet me disa kundërshtarë të njohur në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi u vu përballë ish-skuadrave të tij Real Madrid dhe Ajax, si dhe kryesuesi i Ligue 1 Auxerre në atë që shumë janë duke e quajtur ‘Grupi i Vdekjes’.
Megjithatë, veterani po shikon drejt ndeshjeve në grupin G dhe rikujtoi rreth të kaluarës së tij në kompeticionin më prestigjios për klube në Europë.
“Është një grup shumë i veqant për mua. Kur unë pash tërheqjen e shortit qesha për 10 minuta pasiqë Auxerre ishte ekipi që jam përballur në qerek-finalen time të parë”, tha ai për Milan Channel.
“Kur unë vesha fanelën e Ajaxit në moshën 16 vjeqare. Unë erdha pas 5 minutash për shkak të një lëndimi të dikujt dhe luajta pothuajse gjithë ndeshjen. Me Ajaxin unë fitova për herë të parë Ligën e Kampionëve, me Reali Madridin të dytën dhe me Milanin të tretën dhe të katërtën.”
“Është një grup që më bën të buzëqesh. Këto lojra më japin shumë entuziazëm sepse kthehem në ‘shtëpi’ 3 herë.”



















Realin duhet me shkatru
Duhet me dal i pari
duhet me mujt realin