Kalimi i fazës së grupeve në Europa League për Lation mund të përkthehet në një dhuratë për klubin çeleste. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi.
Futbollisti është i gatshëm të lerë kuqezinjtë për një skaudër që i ofron më shumë hapësira. Dhe mbi të gjitha një skaudër e cila i jep mundësinë të luaj në Kupat e Europës dhe i jep mundësinë të they rekordin e Raul Gonzales.
Sipas raportimeve të mediave italiane, është vëllai i tij, ish-sulmues i Lazio, Simone Inzaghi, ai që mund të shndërrohet në urë kalimin e tij për në kryeqytetin italian.
Inzaghi i vogël ka marrëdhënie shumë të mira me presidentin Lotito dhe kjo mund të jetë një arsye e fortë për ta parë Super Pipon në janar me fanellën çeleste të lacialëve



















No comments yet... Be the first to leave a reply!