Mbrojtësi qëndror i Milanit Thiago Silva insiston se ai kurr nuk ka menduar që të largohet nga klubi, pjesërisht për shkak se ai është i sigurtë që ata do të fitojnë diqka në këtë sezonë.
Braziliani kishte qenë i lidhur me një kalim të mundshëm të Barcelona dhe Real Madridi në këtë verë, por ai do i qendrojë besnik Rossonerve.
“Milani është shtepia ime. Unë jam i lumtur. Klubi është si një familje. Unë shpresojë që të qëndrojë këtu,” tha ai për Sport Mediaset.
“Klubi e ka permbyllur një kampanjë fantastike të transferimeve. Unë nuk do të them se ne do ta fitojmë Ligën e Kampionve dhe Skudeton, por ne do ta marrim së paku njërin nga këta dy trofe.
“Si mbrojtës, unë do të doja ti shohë Paton, Robihon, Dinhon dhe Ibran në fushë. Unë jam i gatshëm të luftojë dhe edhe të luaj rolin tim në këtë kuartet të golashenuesve.
“Gjëja më e rëndësishme është që Nesta të jetë së bashku me mua. Ai është pikë fundamentale. Një kampion. Ne do të duhet ta gjejmë balancin e duhur në mbrojtje dhe mesfushë.
“Unë nuk e di pse Ibra nuk ishte i lumtur në Barcelonë. Por ai është perfekt për futbollin Italian. Këtë vit unë besoj se ne do ta kemi të lehtë ta gjejmë rrjetën dhe të shënojmë shumë gola,” përfundoi ai.



















berravo
si Maldini mu ba
Ishalla qendron besnik
gjithmone ressoner forza milan ka lindur maldini ri <3