Ndeshja e sotme ndërmjet Milanit dhe Lecces që u zhvillua nga ora 20 e 45 në San Siro, i ka takuar me plot meritë Milanit dhe lojtarve te saj fantastikë.
Qe nga minuta e pare Milani hyri me mentalitet sulmues dhe e kishte posedimin e topin ne anen e vet. Pirlo ishte i pa markuar nga mesfushoret e Lecces dhe ky eshte gabimi me i madh qe ka mundur te beje nje trajner. Lirisht mund te themi se Pirlo kishte filluar me dhjetra e dhjetra aksione dhe kishte bere shume asistime ne drejtim te treshes sulmuese. I pari qe e hapi serine e golave ishte i riu Alexandre Pato duke goditur fort nga krahu i djathte. Mbrojtja e Lecces dukej e hutuar dhe keshtu Milani e shfrytezoje kete hutim, kur pas disa minutave ne listen e realizatorve u shenua edhe Thiago Silva, pasi qe pas nje korneri ai u gjind me se miri ne fushe. Se sa mire jane kombinuar Pato e Ronaldinho e vertetoi edhe goli i trete i Milanit kur pas nje asistimi maestral nga Ronaldinho, Pato e kaloi portierin dhe shenoi golin e dyte personal. Milani kishte shanca qe te dyfishonte epersine disa here, e sidomos Pato i cili qysh ne pjesen e pare mund ta kishte shenuar hat-trickun e tij po te realizonte asistimet fantastike te Andrea Pirlos. Pjesa e pare u krye me rezultat 3-0.
Ne mes te dy pjesve ne San Siro u prezantua edhe blerja me e madhe e kesaj vere Zlatan Ibrahimovic i cili u prit shume ngrohte nga tifozet Rossoner.
Ne pjesen e dyte skuadrat nuk kishin bere asnje zevendesim, perveq nje zevendesimi te detyruar me heret nga trajneri i Lecces. Tempo kishte rene, mirpo Milani prap filloi me lojen e mire. Pas disa zevendesimeve taktike nga ana e Allegrit me ane te te cilave ai e forcoi mesfushen, Milani me tentonte vetem nga kundersulmet dhe ishin minutat e fundit te ndeshjes, kur pas nje kundersulmi shenoi i urituri per gol Pippo Inzaghi. Ne ndeshje per Milanin debutoi Kevin-Prince Boateng qe vrapoi mjaft per minutat qe luajti. Ndeshja perfundoi me rezultat 4-0 duke i paralajmruar keshtu te gjithe rivalet qe Milani ka marre vetebesimin per te lundruar drejt titujve.
Vlene te permendet loja e shkelqyeshme e te gjithe mbrojtesve Andrea Pirlos, Ronaldinhos si dhe Alexandre Patos. Milani i tregoi dhembet dhe paramendoni se qfar mund te pritet me inkuadrimin e Zlatan Ibrahimovicit ne skuader.



















Urime urime
nuk jan nermal ky esht millani qe e deshiroj sivjet edhe shum tifoz am merr menja per shum vite
urime shyqyr more zot startum furrishem e ta shohmi qka po bajn neser merdistat edhe rradhen me u deklasu e ka cesena
urime me kish marr malli ta shihja milanin e vertet por prej sonte po i rikthehet lojes se saj ofensive forza milan pato ibra dinho
jemi me te fortit
Grande Skuadra bre
bravo kjo osht millano