Home » Ndeshjet » Milani mposhtet në penallti


Barcelona e ka fituar ndeshjën e së Merkurës mbrëma ndaj Milanit e zhvilluar në kuadër të Trofeut Gamper.

Ndeshja filloi në ora 19 e 45, ashtu siq ishte planifikuar dhe fillimi iu dedikua plotesisht Ronaldinhos. Ai u prit për mrekulli nga tifozët Blaugran.

Si Allegri ashtu edhe Guardiola e filluan ndeshjën me tre sulmues.

Formacionet ishin keto :

Barcelona: Pinto, Adriano, Puyol, Milito, Abidal, Dos Santos, Iniesta, Maxwell, Jeffren, Villa and Ibrahimovic.

Milan: Amelia, Bonera, Nesta, Thiago Silva, Antonini, Pirlo, Ambrosini, Boateng, Huntelaar, Borriello i Ronaldinho

Fillimi i ndeshjës i takoi plotësisht Barcelonës e cila e kishte më shumë posedimin e topit dhe me anë të Villas mundoheshin që të depërtonin nga e djathtë. Pirlo me anë të topave të gjatë mundohej ta gjente Borriellon në sulm, i cili ishte i mbuluar për mrekulli nga Puyol i cili nuk i dha atij as një rast të vetëm. Përderisa sulmuesit e Barcelonës mundoheshin me gjithë forcën, në anën tjetër Alessando Nesta ishte mbreti në Camp Nou. Ai për mrekulli arriti që ti mbulojë si Ibrahimovicin ashtu edhe David Villan, duke treguar që ai ende ka për të luajtur futboll. Zlatan arriti që të shënojë në portën e Milanit, mirpo ky gol u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Pjesa e parë mbaroi me rezultat baraz 0-0.

Në fillim të pjesës së dytë Allegri e kishte larguar Nestan gjë e cila ndikoi shumë në pranimin e golit. Papastathopoulos nuk arriti ta markojë Villan dhe pas një krosimi nga ana e majtë Villa arriti ta mposhtë Amelian për 1-0. Allegri filloi që dalë nga dalë ti largojë lojtarët kyq si Borriello, Huntelaar, Silva, Amelia e Ronaldinho. Në vend të tyre inkuadrojë lojtarët e promovuar nga Primaverat si dhe Roma-n, Yepes dhe Inzaghin. Milani filloi ta marrë lojën në dorë dhe pas një krosimi të mrekullueshëm të Seedorfit edhe më bukur e përfundoi atë gol Super Pippo i cili iu gëzua shumë këtij goli. Milani pas këtij goli e morri vetën dhe arriti që të barazohej me Barcelonën edhe në posedimin e topit. Me inkuadrimin e Messis, Barcelona u ngjall mirpo ishte veterani Flavio Roma ai i cili ia mohoi knaqesinë që të shenojë në portën e Milanit. Pjesa e dytë përfundoi me rezultat 1-1 dhe ekipet shkuan në penallti.

Rossonerët penalltive iu qasën jo në mënyrë serioze. Seedorf dhe Pirlo gjuajtën penalltitë sikur të ishin në training dhe të dyja i mbrojti Pinto. Messi shënoi për Barcelonën, kurse gjuajtjen e Busquets e mbrojti Roma. Yepes shënoi për Milanin, kurse Jankulovski e humbi penalltinë për ti’a dhënë fitoren Barcelonës.

Massimiliano Allegri mund të jetë i kënaqur me lojën e ekipit duke ditur që nuk luajtën disa lojtar kyq si Pato, Flamini, Zambrotta e Abbiati. Performanca e Borriellos dhe Huntelaarit është për tu harruar dhe edhe një herë e pamë arsyen pse Milanit i nevojitet një sulmues si Ibrahimovic.

Share and Enjoy:
  • Postoje tek Kapsit
  • Facebook
  • Technorati
  • Digg
  • del.icio.us
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • Google
  • MySpace
  • Print this article!
  • TwitThis
  • Postoje tek LajmeWeb
  • Postoje tek Lexoje
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • StumbleUpon
  • Postoje tek Votoje

Postimet e ngjashme

3 Responses to “Milani mposhtet në penallti”

  1. Bukiiii 25/08/2010

    Kan lujt mir veq po shihet qe na duhet ni sulmues si ibra

    Reply
  2. albionz 27/08/2010

    Skem qa me bo

    Reply
  3. tash e murum ibren robihnon jem me te fort edhe paton dihno ekem super

    Reply

Leave a Reply